Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pamjeve të publikuar sot nga lideri demokrat Lulzim Basha. Rama ripublikon sërish videon e Bashës dhe shkruan: “Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë!
Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”