• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Merrnin para dy herë për operacionet e syve, arrestohet në Maqedoninë e Veriut pronari i “Sante Plus” Bilal Kara! Në Shqipëri iu sekuestrua klinika 3 mln euro për evazion fiskal

10/11/2026
in Kronike
        
 

pronari i spitalit privat “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar mashtrimi me operacionet e syve, që ka dëmtuar deri në 4 mijë pacientë. Kara kërkohej me urdhër arresti edhe nga Shqipëria, ku një vit më parë iu sekuestrua klinika “International Medicare”, me vlerë rreth 3 milionë euro, pas hetimeve për evazion fiskal dhe shkelje të tjera.

Sipas medias maqedonase “Fokus”, Kara është një nga tetë personat e arrestuar gjatë operacionit policor të 29 tetorit. Ai është dërguar në Gjykatën Penale për t’u paraqitur përpara gjyqtarit të procedurës paraprake. Mes të arrestuarve është edhe Gerjana Arapi, ish-drejtoreshë e spitalit.

Hetimet në Maqedoninë e Veriut zbuluan një skemë ku spitali privat faturonte dy herë të njëjtat operacione të syve. Pacientët paguanin nga xhepi çmimin privat të ndërhyrjes, ndërkohë që spitali merrte pagesa edhe nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, pa i informuar pacientët.

Përmes faturave fiktive dhe të dhënave të rreme në sistemin elektronik, institucioni shëndetësor dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 4.25 milionë euro gjatë viteve 2022-2025. Dëmi i shkaktuar buxhetit të Fondit llogaritet në rreth 1.7 milionë euro, ndërsa nga faturimi i dyfishtë dyshohet se janë dëmtuar 3 mijë deri në 4 mijë pacientë.

Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe ish-drejtues dhe zyrtarë aktualë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 11 personave dhe një institucioni privat shëndetësor. Gjatë kontrolleve në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë janë sekuestruar edhe rreth 50 mijë euro.

Bilal Kara ishte në kërkim edhe nga drejtësia shqiptare. Më 28 tetor 2025, autoritetet shqiptare sekuestruan spitalin privat “International Medicare”, ish-“Sante Plus”, në zonën e Zogut të Zi në Tiranë, një objekt me vlerë rreth 3 milionë euro.

Hetimet në Shqipëri kishin nisur në vitin 2024, pas denoncimit të një pacienti portugez, i cili kishte paguar 5200 euro për tri ndërhyrje që nuk iu kryen kurrë, pasi mjekët u larguan nga spitali.

Nga kontrollet e kryera në shtator 2025, hetuesit zbuluan rreth 1 milion euro fatura jotatimore, medikamente të skaduara në sallat kirurgjikale dhe dyshime se në klinikë punonin mjekë, kryesisht shtetas turq, të palicencuar në Shqipëri. Një pjesë e punonjësve rezultonin gjithashtu të pasiguruar.

Sipas Prokurorisë shqiptare, “Sante Plus” nuk kishte deklaruar pagat reale të punonjësve gjatë viteve 2018-2023 dhe kishte shmangur detyrime tatimore e sigurime, duke shkaktuar një dëm financiar prej rreth 400 mijë eurosh.

Hetimet zbuluan gjithashtu se pronarët e “Sante Plus”, Bilal Kara, djali i tij Bexhet Kara dhe Gerjana Arapi, kishin regjistruar kompaninë “International Medicare” për të shmangur shlyerjen e detyrimeve tatimore të kompanisë së mëparshme.

Në atë kohë, për çështjen në Shqipëri u arrestua administratori i “International Medicare”, Edmond Zaja, i cili, sipas raportimeve, rezultonte administrator vetëm në dokumente, pasi në klinikë punonte si kuzhinier.

Bilal Kara ishte emëruar gjithashtu tre vite më parë konsull nderi i Maqedonisë së Veriut në Turqi, me seli në Izmir.


        
 
Next Post

Identitete për 2 dollarë: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

"Iron Gate": Pentagoni vihet në lëvizje për të izoluar Iranin! Pengesat e mëdha të planit ambicioz të SHBA-ve

Sot Forumi i Paqes në Paris: Kryeministri Rama një nga diskutantët! Një ditë më parë u takua me presidentin Macron

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved