Presidenti Ilir Meta ka postuar në rrjetet sociale një foto me zëdhënësin e tij Tedi Blushi ku kërkkon që të mos i ndërhyjnë më për të.
“Ju lutem mos më ndërhyni më për Tedi Blushin! Është Kolonjar i Paparë! Siç ishte gjysma e Rilindasve të vërtetë të Shqipërisë! Malet tona më të larta! Gjaku nuk bëhet ujë”, shkruan Meta.
Tedi Blushi është një nga njerëzit më të afërt të Metës, i cili i kundërvihet me postime në rrjetet sociale çdokujt që akuzon presidentin.
Blushi ka replikuar sot me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e pyeti Kreun e shtetit se përse bashkë me Sali Berishën votuan pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.