Menjëherë, pas propozimit të kryeministrit Rama, presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e Sandër Lleshajt nga ministër i Brendshëm, ndërsa ka dekretuar edhe Bledi Çuçin si ministrin e ri dhe Milva Ekonomin si ministre e Buqësisë.
Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, e cila u shoqërua me një varg protestash në disa qytete të vendit, ku kërkohej largimi i Leshajt dhe i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Meta në pamundesi për të shkelur ligjin dhe duke mos guxuar dhe patur asnjë hapësire ligjore për të bërë intrigantin ndaj qeverisë, ka dekretuar i nervozuar, për të mos thënë që nuk ka dekretuar asgjë sepse Çuçi dhe Ikonomi ishin ministra, thjeshtë kanë nderruar karriget.