• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Meta president, kërkesë antiligjore Venecias si kryetar partie! PS: Parlamenti shqiptar është sovran! Opinionet e Venecias janë vetëm opinione, jo detyrime

November 13, 2020
in Aktualitet, Debat

Për Partinë Socialiste nuk do të ketë rëndësi se çfarë do të thotë Komisioni i Venecias në dhjetor për reformën zgjedhore. Presidenti Ilir Meta duke kaluar çdo limit ligjor, duke futur hundët në probleme që nuk ka tagrin dhe nuk i’a njeh kushtetuta, i’u drejtua si kryetar partie, me një kërkesë për ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore. Mbi këtë lëvizje ka folur dje në një studio televizive, Arben Pëllumbi, sekretari organizativ i PS-së.

“Komisionet hetimore parlamentare duhet t’i kuptojmë se çfarë qëllimi kanë. Shërbejnë vetëm si indicie për institucionet ligjore. Në rastin e Presidentit, ne mendonim se Meta kishte shkelur ligjin për zgjedhjet e 30 qershorit. Ndërsa Komisioni arriti në konkluzionin se shkelja nuk ishte dhe aq e rëndë.

Komisioni Hetimor jep rekomandime ndërsa në ndryshimet kushtetuese Kuvendi është sovran. Komisioni i Venecias mund të japë mendime por nuk merr vendime”, tha Pëllumbi. Për emërimin e Besart Kadisë si zëvendësministër të Financave, Pëllumbi deklaroi se ai është më shumë një specialist i ekonomisë se sa një politikan.

Ai tha se të gjithë kanë të drejtën që të ndryshojnë mendimet e tyre përsa kohë nuk ndërrojnë boshtin e politikave. “Nuk e shoh si të tillë. Kadia më shumë se sa politikan është një specialist i ekonomisë. E kam parë më shumë si specialist i fushës. Unë nuk besoj që Rama përdor termin broçkulla.

Ne kemi të drejtën të ndryshojmë mendimet tona përsa kohë që nuk ndërrojmë boshtin e politikave tona. Ne do të punojmë për të mundur PD-në dhe për ta lënë atë në opozitë”, deklaroi Pëllumbi në “Report TV”. Sekretari organizativ foli edhe për platformën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Pëllumbi u shpreh se deri më tani janë shpërndarë 90% të zarfeve për anëtarësinë me kredencialet për t’u futur në platformën digjitale.

“PS prej 1 viti e gjysmë ka filluar procesin e digjitalizimit të organizimit të brendshëm. Kjo platformë meqenëse është e ndërtuar na jep mundësinë për të pyetur anëtarësinë për çështje të ndryshme. U hap një kanal për ata që dëshironin të jenë në ekipin e PS-së. Në këtë proces e kemi bërë me Postën Shqiptare.

Ne kemi kontratë me postën dhe paguan vetë PS. Unë e kam firmosur kontratën. Zarfet janë të shpërndarë në anëtarësinë. Një pjesë ka ngelur ndërsa një pjesë e anëtarësisë ka ngelur jashtë shtetit. Deri dje kanë qenë 120 aplikime”, tha Pëllumbi.

Next Post

Ish-pjesëtari i UÇK, Goxhaj ngatërron akuzat për Lulin: Basha nuk ka pasur tagër ligjor për të ndërhyrë në dosje, e vetmja ishte Argita Berisha

Luli publikon videon e marsit, Rama e ripublikon dhe poshtron! E neveritshme! “Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, v.dekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë!

PS zbardh detajet e komisionit parlamentar: Do hedhim poshtë të gjitha pretendimet e Dick Marty, Basha të distancohet nga Berisha

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved