Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti tha se në të gjithë botën ka rënë numri i personave që kanë humbur j.etën nga Covid-19.
Sipas tij, rritja e të infektuarve është mjaft e lartë, por për fat të mirë ka rënë dukshëm v.dekshmëria.
Njohja e virusit dhe rritja e kapaciteteve mjekësore, shton mjeku, janë ndër arsyet që kanë çuar në uljen e numrit të v.iktimave si pasojë e koronavirusit.
“Janë shtuar kapacitetet, prandaj ka rënë v.dekshmëria, nuk ndryshoi virusi. Është përmirësuar protokolli mjekësor.
Kanë nevojë për eksperiencë edhe mjekët. Për të qenë të thjeshtë, sepse nuk mund t’i japim mend Francës ose Spanjës, por një logjikë numrash nuk shkon.
Nuk shkon sepse ndërkohë që në mars-prill kishim rreth 3-4 mijë raste ditore, tani kemi 12 mijë raste ditore, pra trefishim. Por nga ana tjetër, v.dekjet ishin deri në 1 mijë në ditë, tani janë 30-60.
Ky lloj diskutimi vetëm për rastet e reja nuk na bën të shohim shumë larg. Në fakt asnjë prej nesh nuk është i shqetësuar për një sëmundje, nëse ajo sëmundje nuk shkakton pasoja të rënda apo nuk ka v.dekje.
Qartësisht kjo gjë nuk po ndodh më në Francë. Ndërkohë sot ata kanë 30-60 v.dekje, ndërsa në mars 800-1 mijë”, tha ai në “Wake Up”.