Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat në njësinë nr.1 në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.
Kryemadhi u ndal fillimisht tek shembja e maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” të cilën e konsideroi një rrënim të memories dhe historisë.
“Shembja e materninetit është vepër e mafias dhe është pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve”, u shpreh Kryemadhi.
Gjatë fjalës së saj, ajo gjithashtu u shpreh se “Rilindja” ka urrejtje për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se pas 25 prillit LSI do të angazhohet për vënien para drejtësisë të gjithë përgjegjësit që shkatërruan Teatrin Kombëtar.
në unison me të pasi kanë folur gjithë naten për matrenitetin nuk ka rreshtur as Iliri duke sulmuar si Jar Nishani çdo gjë që ndertohet dhe rikonstruktohet! Ja Isoja e Ilirit pas klithmave te Monikës:
Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.
Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.
Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik.