Masat e marra në kuadër të luftës kundër koronavirusait kanë lënë jashtë kufijve shumë shqiptarë që duan të kthehen në atdhe.
Këtë shqetësim të vazhdueshëm të tyre disa qytetarë ia kanë shprehur sot edhe kryeministrit Rama nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.
“Oooo Rama. Si me pre bileten me u kthy shqipni mor shtet e kalu shtetit. Se ti na thu merru me air albania po air albania se rru per ne ku jena nuk hap tel nuk kthe email”, shkruan komentuesi.
Pas kësaj pyetjeje e menjëhershme ka qenë përgjigjja e kryeministrit Rama.
“Air Albania nuk ka 1000 vende, aq ka dhe ky eshte korridor humanitar nuk eshte hapje kufijsh! Po me ju eshte hall i madh, hip se te vrava zbrit se te vrava!!!”, i përgjigjet Rama.