Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përplasur me ish-ministrin e Shëndetësisë, Gjergj Kojan.
Teksa po flisnin për vaksinën, të dy e kanë cilësuar njëri-tjetrin si “zhurmues”.
Pjesë nga debati në Open
Koja:: COVAX ka 9 kompani në portofol, 4 amerikanë, kineze, gjermane dhe australiane. 1 e ka certifikuar. Nuk është mekanizëm i vdekur. Ajo që kemi prenontuar do të vijë në Shqipëri. Nuk është se Evropa ka filluar vaksinimin dhe ne jemi prapa. Kjo është propagandë politike. Nuk është vetëm kur, kur, kur? Por sa e sigurt është vaksina. Ajo që do të jetë e sigurt do të vijë në tre-mujorin e parë të 2021. Asnjë vend i BE-së se ka nisur vaksinimin, ju më thoni Shqipëria është prapa. Ku është prapa?
Tritan Shehu: Boll tani mos bëj zhurmuesin. Mos bëj avokatin e kryeministrit për aty
Koja: Nuk por bëj avokatin e kryeministrit po bëj avokatin e profesionit që keni ju dhe unë. Do vijë vaksina në tre mujorin e parë. Nuk është çështje politike. Kontrollo gjuhën, mos më thuaj mua zhurmues. Se jemi kolegë bashkë. Ndryshe shko atje tek selia jote, ku të nxorën jashtë. Flasim profesionalisht.
Tritan Shehu: Shqipëria nuk ka kontratë, datë dhe as çfarë vaksinë do të vijë në Shqipëri.
Mira Rakacolli: Nuk do të pranojë çfarëdo që na sjell COVAX. Siguria mbi të gjitha.