Kryeministri Rama duke ironizuar ata që përhapën lajmin e rremë mbrëmjen e djeshme për një tërmet të fuqishëm, ju ka uruar të gjithë shqiptarëve një ditë të zakonshme dhe të mos ua vënë veshin atyre që ndjellin e gatuajnë të keqen.
“MIRËMËNGJES–dhe me lutjen që mos t’ua vini më veshin të dalëve nga mendja, të cilët siç e patë edhe njëherë mbrëmë, janë të gatshëm të ndjellin e gatuajnë deri në fund, më të keqen e të keqes për këtë vend e për këtë popull; si edhe me apelin miqësor që sot gjithkush të rikthehet në jetën normale (e më mirë ju demokratët këtu më shani mua sa të doni, se sa të trembeni nga ata që parashikojnë tërmete–), ndërkohë që ne do të vijojmë me përkushtim punën në mbështetje të familjeve më të prekura, ju uroj të gjithëve pa përjashtim, një ditë të zakonshme për veten e për familjet tuaja–”, shkruan Rama.