Një aktivist i Partisë Demokratike ka ngritur së fundmi akuza ndaj ish kryeparlamentares, Jozefina Topalli.
Oligert Musta është një aktivist i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të PD.
Mirëpo ky njeri që sulmon Topallin dhe ngre akuza ndaj saj rezulton të ketë probleme me drejtësinë pasi është kapur me 130 kilogramë kanabis në makinë. Topalli po sulmohet nga militantët trafiknatë të Lulit i cili duhet të japë llogari për bëmat dhe akuzat që rëndojnë ndaj këtij trafikanti, pjesë e PD.
Musta, referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit është përpleshur me efektivët e policisë me armë duke mos ju bindur urdhërave të tyre. Më poshtë është njoftimi i kohës për shtetasin Oligert Musta i cili gjatë qeverisjes Berisha mundi që t’i shpëtojë organeve të drejtësisë duke u shndërruar në militant të devotshëm.
“Operacioni policor i koduar “Eskorta” u përmbyll me prangosjen e gjashtë personave: Oligert Musta, 21 vjeç, Gazmir Saka, 23 vjeç, Arjan Saka, 21 vjeç, Klodian Lami, 21 vjeç, Altin Saka, 32 vjeç dhe Muharrem Zalla, 36 vjeç. Pas arrestimit dhe paraqitjes së tyre për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mustën, si edhe të dyshuarit Gazmir e Arjan Saka. Ndërsa për Altin Sakën, Klodian Lamin dhe Muharrem Zallën, Gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”, shkruhet në njoftim.
Po t’i hedhi një sy aktiviteteve të PD, Musta ka qenë i ftuar për të marrë pjesë madje nuk kanë munguar as fotot me kreun e PD, Lulzim Basha.(CNA.al)