• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare themeluesi i Akademinsë së Shkencave, Luan Omari

30/10/2026
in Kronike
        
 

Luan Omari, një prej themeluesve të Akademisë së Shkencave, është ndarë nga jeta në moshën 101-vjeçare.

Omari lindi më 10 qershor 1925 në Tiranë, në një familje me tradita të forta kulturore dhe arsimore. Arsimin e hershëm e kreu në Bari të Italisë, ndërsa diplomën e maturës e mori në gjimnazin italian të Tiranës. Studimet e larta për drejtësi i vijoi në Beograd dhe Sofje, ku u diplomua për shkencat juridike, duke u bërë një nga juristët më të përgatitur të brezit të tij.

Ai është i pari akademik shqiptar që ka kaluar një shekull jetë. Karriera e tij është e lidhur ngushtë me zhvillimin e arsimit të lartë dhe institucioneve akademike në vend.

Ka qenë docent i së drejtës publike në Institutin e Lartë Juridik, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës për gati dy dekada, profesor i së drejtës kushtetuese, sekretar shkencor dhe më pas zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave. Përtej kufijve të Shqipërisë, ai ka përfaqësuar vendin në Komisionin e Venecias pranë Këshillit të Evropës, duke sjellë perspektivën shqiptare në debatet europiane mbi demokracinë dhe të drejtën kushtetuese.

Gjatë jetës së tij, akademike Omari ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e së drejtës kushtetuese dhe shkencave juridike, duke u bërë një figurë e spikatur e mendimit akademik shqiptar dhe europian.

Meritat e tij nuk kufizohen vetëm në drejtimin institucional. Ai është autor i dhjetëra studimeve dhe monografive mbi të drejtën kushtetuese dhe sistemin juridik shqiptar, ka qenë një nga hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pas viteve ’90, duke vendosur bazat e shtetit demokratik, dhe ka formuar breza të tërë juristësh e akademikësh që sot mbajnë përgjegjësi të larta në jetën juridike dhe akademike të vendit.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Akademia e Shkencave e ka nderuar me Çmimin e Karrierës Akademike në vitin 2016, ndërsa në vitin 2020 Presidenti i Republikës e ka dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, si shenjë mirënjohjeje për meritat e tij të veçanta në fushën e së drejtës dhe për rolin e tij si themelues i institucioneve të dijes në Shqipëri.

Me mbi gjashtë dekada kontribut shkencor, akademiku Omari mbetet një përfaqësues i denjë i botës akademike shqiptare, europiane dhe rajonale, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e mendimit juridik dhe kulturës sonë kombëtare.


        
 
Next Post

Tre metra i gjatë, skeleti i nanotiranit shitet për 47.3 milionë dollarë në ankand në Nju Jork

Macron paralajmëron masa për protestat në Francë: E shtuna mbetet ditë me rrezik të lartë! 70 mijë efektivë policie në terren

Dy deputetë të PS vizitojnë Ilir Metën në paraburgim, ish-Presidenti: Bllokimi i 600 seancave gjyqësore dhe mohimi i lirisë së shprehjes, shkelje të rënda të të drejtave të mia

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved