Parlamenti Europian shpalli mbrëmjen e djeshme rezultatet e votimeve në tërësi për vendimet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta për “Ballkani Perëndimor“.
Një pjesë e saj lidhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, ku theksohet se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtete e vjetra dhe asnjë të re të Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave.
Pikërisht pas këtij rekomandimi për Shqipërinë ka ardhur reagimi i ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Spahiu shkruan se BE do të shpërbëhet përpara anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Bashkimi Europian do shpërbëhet, përpara anëtarësimit të Shqipërisë
dhe Kosovës”, shkruan Spahiu.