Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java tjetër maska do të jetë e detyrueshme në çdo ambient. “Maska nuk ka qenë as këtu, as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtar, dhe siç e dini është një temë që është diskutuar, por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.
Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që t’i shmanget gjobës. Të gjitha vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Mendoj se gjoba do të jetë e fundit dhe nuk duhet të jetë arsyeja pse njerëzit duhet të vejnë maskën.
Jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë shërbimet dhe të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektor që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie, por policia e shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë të gjithë territorin, do të jenë me tolerancë zero për maskat”, tha Rama.