• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Nis “Ora e Pritjes” për ish-krerët e UÇK, Haradinaj: Hashim Thaçi të kthehet President, nder për shqiptarët

22/08/2026
in Diaspora
        
 

“Ora e Pritjes” u vendos zyrtarisht në Prishtinë… Platforma “Liria ka Emër” përmes saj ka nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet vendimi përfundimtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Në aktivitetin e organizuar në kryeqytet morën pjesë përfaqësues të institucioneve, familjarë, qytetarë dhe figura politike, të cilët theksuan rëndësinë e kujtesës për luftën e UÇK-së.

Kryetari i PDK Bedri Hamza tha: “Pritja tashmë është shkurtuar. Por kujtesa jonë nuk shkurtohet. Përkundrazi, sa më shumë afrohet dita, aq më zëshëm duhet të themi, aq më zëshëm duhet thoshim atë që kemi për të thënë.”

Besiana Musmurati, nënkryetare e Prishtinës u shpreh: “Në Hagë gjenden figurat drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me një proces gjyqësor të padrejtë. Familjet e tyre po presin, bashkëluftëtarët po presin, shokët po presin dhe të gjithë qytetarët e Kosovës po presin.”

Ismail Tasholli nga Liria ka Emër tha: “Në një shoqëri janë ato orët tipike që numërohen mbrapsht. Dhe ne po shpresojmë që me 16 shtator ora e mbrapsht do të fillojë mbarë, sepse kjo shoqëri ka nevojë për orët e bardha.”

Ramush Haradinaj, deputet i Aleancës, duke folur në Kuvend, propozoi që Hashim Thaçi, të vazhdojë detyrën aty ku e la, si president i Kosovës, dhe sipas tij kjo do të ishte një zgjidhje për krizën aktuale.

“Është nder edhe i kësaj legjislature që t’ia vazhdojmë mandatit presidentit Thaçi, atij i është marrë mandati, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë si shqiptarë, si komb, për shkak të një kundërpërgjigjeje armiqve të Kosovës, që t’ua vazhdojmë mandatin”, tha Haradinaj.

Ndërkohë, platforma “Liria ka Emër” po organizon një sërë aktivitetesh përpara vendimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ku ndër to është dhe një protestë në Prishtinë në datën 12 shtator.


        
 
Next Post

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria kthen sytë nga Azia

Jill Biden flet për betejën e Joe me kancerin: Kam frikë, nuk mund ta imagjinoj jetën pa të

Delegacioni i "Global Sumud Flotilla" në Vlorë: Ministria e Turizmit: Erdhën për të "shpëtuar" Sazanin nga izraelitët, por nuk shkuan në ishull! Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës si djalli temianit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved