Papa Françesku është papa aktual, dhe i 266 i Kishës Katolike, i zgjedhur më 13 mars 2013. Ai është udhëheqësi i Kishës Katolike edhe sovran i qytetit të Vatikanit.
Papa Françesku në fjalën e tij tha se: “Lakmia e disave shton varfërinë e shumë të tjerëve”, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj personave në nevojë.
Më pas, Selia e Shenjtë shtroi një drekë për rreth 1500 persona të varfër dhe një grup vullnetarësh.
Papa Françesku përfshiu në kalendar Ditën Botërore të të Varfërve në vitin 2017 për të sensibilizuar komuniteitn katolik mbi çështjen.