Tetë deputetë të opozitës në Kuvend i kanë drejtuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për të zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Deputetët akuzojnë policinë se ushtroi dh.unë në momentin e ndërhyrjes kur u shemb teatri në mëngjesin e 17 majit. Një javë më parë ishte Rudina Hajdari që thirri në interpelancë kryeministrin Edi Rama.
Deri më tani prej deputetëve të opozitës parlamentare, nuk është kërkuar për asnjë moment largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, për skandalin e videos së nënës së të miturit të dh.unuar nga policia dhe as kërkesë llogarie për të miturën që u a.buzua s.ekskualisht nga roja e shkollës, për rastin të cilin kishin të gjithë dijeni, për sa kohë shkolla e ka të detyruar edhe një efektiv policie.
Me shumë mundësi këto tema do preken në seancën e jashtëzakonshme që pritet të zhvillohet të enjten në Parlament, ku në krye të debatit do vihen në dyshim funksionet e ministrit Lleshaj.