Kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme gjatë një bashkëbisedimi online me Këshillin Koordinues të Diasporës, se emigrantët do të votojnë përmes postës.
Gjithashtu ai u shpreh se po punojnë për një projekt elektronik të regjistrimit të votuesve, që në Tiranë mund të hyjë si projekt pilot.
Por PD ka dalë kundër votës së emigrantëve.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, shkruan: ‘
‘Diten qe Presidenti i SHBA deklaron se vota me poste eshte nje vote qe mund te manipulohet ( per SHBA…) shfaqet Damian Termeti bashke me Rampallen dhe shpallin votimin me poste te emigranteve…!!!”