Monika Kryemadhi thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste dhe kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi e përshëndet Ramën në anglisht, duke i thënë mirupafshim. Ajo e cilëson ditën e sotme fitore për demokracinë shqiptare dhe për popullin shqiptar.
85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.
Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve
P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi! Por ne fakt Monika mashtron apo si një analfabet funksionale nuk di t’i shpjegoi ato që lexon sepse ja deklarimi i KQZ për pjesëmarrjen e votuesve në të 12 qarqet e vendit deri në orën 19:00 më 21 Qershor 2015. Në faqen zyrtare të KQZ bëhet me dije se në rang vendi pjesëmarrja ka qenë 47, 62%. dhe PS ka marr afro 460 mijë vota pra rritja prej 300 mijë votash qenka braktisje , kete vetëm palaço si Kryemadhi dhe Basha mund tu a servirin shqiptarëve!/ Ekskluzive.al