• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit: Qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut

25/08/2026
in Aktualitet
        
 

Nën hijen e çadrave, mes lutjeve, riteve fetare dhe kurbaneve tradicionale, besimtarët u mblodhën për një javë edhe këtë vit në Malin e Shenjtë të Tomorit. Disa ndezën qirinj e u luten, të tjerë prenë kurbanin, ndërsa familje të tëra u ngjitën në mal për të kremtuar festën e Baba Tomorit.

Për shumë prej tyre, ky është një ritual që përsëritet çdo vit, një udhëtim i nisur nga larg për të kërkuar shëndet, paqe dhe mbarësi.

“Viti i parë dhe unë nuk e di se sa u kënaqa. Nuk i ndahem vit për vit. O Zot, ma bëj mbarë! Në mëngjes erdhëm dhe themi të rrimë sonte.”

“I uroj të gjithë të kenë shëndet, jetë, lumturi në çdo shtëpi”, shprehen besimtarët.

Nga 17 deri më 25 gusht, disa qindra mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe vende të ndryshme të botës iu drejtuan Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit.

Besimtarët ngritën çadrat në mal, kryen ritualet fetare, ndërsa shumë prej tyre u ngjitën edhe në këmbë drejt majës së Tomorit, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit.

“Ne jemi nga Fieri. Kemi shëtitur dhe tani jemi në hije. E kemi çuar. Do të hamë drekën edhe do ikim pastaj.”

“Kam ardhur me dy çunat, me nuset dhe me fëmijët. Kemi bërë një kurban, e kemi sjellë nga shtëpia. Kemi ardhur çdo vit. Besimtarët ngado që të jenë, Zoti t’i ndihmojë të gjithë”, shprehen besimtarë të tjerë.

Për pritjen e fluksit të madh të besimtarëve, Teqeja e Kulmakut mori një sërë masash. U siguruan ujë i pijshëm, ndriçim, tualete, ambiente pushimi dhe hapësira për kamping.

Ndërsa për të shmangur rrezikun e zjarreve, u ngritën dy pika të posaçme për therjen dhe pjekjen e mishit.

Megjithatë Zalo Qato, Sekretar i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, ankohet për mungesë mbështetjeje nga pushteti vendor.

“Na duhet mbështetja e qeverisë dhe e pushtetit lokal. Pushteti lokal nuk dërgon asnjë njeri, sikur kjo të jetë pronë vetëm e jona. Kjo është pronë e gjithë shqiptarëve, këtu vijnë njerëz nga e gjithë bota”, thotë ai.

Ndërkohë, ai vlerëson angazhimin e strukturave të Policisë së Shtetit, zjarrfikësve dhe ambulancave gjatë ditëve të pelegrinazhit.

Kulmi i pelegrinazhit ishte më 22 gusht, kur numri i vizitorëve në Teqenë e Kulmakut dhe zonën përreth arriti pikun. Për garantimin e rendit dhe shmangien e aksidenteve, rreth 150 efektivë të Policisë së Shtetit u angazhuan në akset rrugore që të çojnë drejt malit. Ndërkohë, këtë 25 gusht, pas shtatë ditësh ritesh, lutjesh dhe besimi, pelegrinët nisin kthimin në shtëpi.


        
 
Next Post

S'është vetëm prestigji, në lojë janë miliona euro! Dinamo luan ndeshjen më të shtrenjtë në histori, presidenti akordon premion e majme

Nga torturat e egra te spiuni me nofkën "Leptir"! Çfarë ndodhi me Albin Kurtin në burgjet serbe në vitin 2001?

Zbulohet plani i BIA-s serbe për kompromentimin e Albin Kurtit, ja çfarë u gjet në telefonin e analistit të dyshuar për spiunazh!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved