Para disa ditësh, kur situata politike ishte e trazuar, presidenti i vendit Ilir Meta vendosi të shtyjë zgjedhjet me justifikimin se ishte informuar për përplasje civile. Ky dekret u hodh poshtë nga maxhoranca e cila iu drejtua Kolegjit zgjedhor, ku ky i fundit konfirmoi 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale. Sot, një ditë pas zgjedhjeve, gazetari investigativ Artan Hoxha mes të tjerave i kërkoi Metës të tregojë burimin e informacionit që më 30 qershor do të ketë përplasje kur në fakt nuk votimet rezultuan të qeta.
“Dekreti që zhdreketoi 30 qershorin, në argumentimin që bëri presidenti, një nga arsyet kryesore ishte fakti se presidenti për shkak të pozicionit qa ka thoshte se justifikohej nga situata që ndodhet vendi, duke thënë se kishte informacione se do kishte përplasje dhe luftë. Sot ai ka një detyrim të thotë se ku i ka marrë këto informacione. Policia është përpjekur që në të gjitha bashkitë me probleme të shoqërojë personat me probleme. presidenti deklaroi se nëse 30 qershori do të ndodhte si ditë votimesh apo zgjedhje do shkonte në konflikt civil. Kjo gjë nuk ndodhi. Pamë disa incidente përpara në Kavajës, Shkodër, Dibër po në ditë që ishte lajmëruar se do të ndodhte gjithë kjo katrahurë, nuk ndodhi asgjë. Jo më kot kërkova që presidenti të na japë shpjegim çfarë informacionesh kishte”,-deklaroi Hoxha.