Kryeministri Edi Rama tha sot se është telefonuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Por ironia e Blendi Fevziu se kancelarja nuk kishte punë tjetër për të bërë ka nxehur shumë Ramën
Pjesë nga debati:
Rama: Më mori kancelarja në telefon, nuk e mora unë më mori ajo.
Fevziu: Nuk kishte punë tjetër të shpenzojë 45 minuta me ju?
Rama: Unë nuk kam ardhur të bëj shaka këtu Mos u bëjë diversant.
Fevziu: Nuk po bëj diversant, po të pyes.
Rama: Lëri ato.
Fevziu: Çfarë të tha Merkel?
Rama: Kur kancelarja e Gjermanisë më merr në telefon dhe për çfarë flet. Si ndodhi, pse ndodhui dhe çfarë do të bëjmë bashkarisht që të bëjmë që kjo të ndryshojë? Duhet të bashkëpunojmë bashkarisht që ta rregullojmë këtë problem
Kryeministri Edi Rama me ironi është mbrojtur gjatë debatit për ‘Pse ikin shqiptarët?’ me shprehjen: “Më falni që s’e bëra Shqipërinë si Gjermania në 5 vjet.”
Pjesë nga debati:
“Cila është përgjegjësi që keni ju?”, e pyeti moderatori Blendi Fevziu.
Kryeministri: Çfarë përgjegjësie kam për ikjen nëse nuk akuzohem që s’kam arritur të barazojë nivelin e jetesës me atë të Gjermanisë. Se i bie të akuzohen të gjitha qeveritë e vendeve se hendeku i akumuluar me vendet më të pasura të Europës s’është kapërcyer në kohë kaq të shkurtër”.