Protestuesit e opozitës kanë sulmuar grupin e xhirimit te Report TV pranë Drejtorisë së Policisë. Ata kanë sulmuar operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij.
Ish-deputetët e opozitës Ervin Salianji dhe Erisa Xhixho kanë ndërhyrë duke parandaluar protestuesit. Por k.ërcënimet e tyre nuk janë ndalur derisa ekipi i xhirimit është larguar nga zona.
Më herët u sulmua edhe operatori i ABC News duke penguar transmetimin për rreth gjysmë ore në këtë televizion, ndërsa një grup të rinjsh me maska në fytyrë, teksa ishin duke marshuar drejt Kryeministrisë, sulmuan mes turmës një prej kameramanëve të Top Channel.