Petrit Vasili është infektuar me Covid-19. Raportohet se ai është në gjëndje të rëndë dhe është shtruar në një spital privat.
Por, është interesant fakti se, ndërsa mediet e kontrolluara nga Ilir Meta (të cilat janë në shumicë në Shqipëri) një ditë më parë raportonin për infektimin e Damian Gjiknurit apo dhe Blendi Klosit, heshtën për Petrit Vasilin dhe e kanë zhdukur si lajm.
Natyrisht që nuk kanë vepruar me kokë të tyre, por me urdhër nga lart, që të mos raportojnë infektimin e Vasilit.
Arsyeja me sa duket ka të bëjë me faktin se LSI është duke bërë politikë me koronavirusin.
Prej disa ditësh, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili kishin nisur një fushatë me takime masive, ku sfidohej koronavirusi.
Kryemadhi thotë se ai nuk ekziston dhe ka ftuar shqiptarët që të mos mbajnë maskë, gjë që reflektohej në takimet e LSI-së, ku askush nuk e vinte maskën.
Por kjo fushatë iu është kthyer në boomerang, pasi numri dy i LSI-së iu është infektuar me koronavirus.
Dhe larg qoftë ndodh më e keqja, lind pyetja a do mbajë përgjegjësi Monika Kryemadhi për Petrit Vasilin?
Apo do e mbajnë të fshehtë, siç u përpoqën të bëjnë me infektimin e tij?!/Tema