Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndarë një video të ëmbël të të birit në rrjetet sociale.
Kajan shfaqet i kapur dorë për dore me vajzën e mjekut ortoped, Ilvi Begolli teksa shëtisin në sheshin ‘Skënderbej’. Nga video shihet se vogëlushët kanë një miqësi të bukur me njëri-tjetrin.
Me nota humori Veliaj shkruan krahas videos: Dashuria e parë nuk harrohet o krushk Ilvi Begolli #MeidheKai#Tirana