• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Qeveria dorëzon në Parlament draftin: Rreth 600 policë mbi 55 vjeç në pension të parakohshëm

January 21, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Plani i qeverisë për të nxjerrë në pension të parakohshëm policët që mbushin moshën 55 vjeç duket se do të gjejë zbatim shumë shpejt. Dje nisi sesioni i ri parlamentar dhe në Kuvend është depozituar nga ana e Këshillit të Ministrave, projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”, nga i cili do të përfitojnë rreth 600 persona.

Sipas relacionit, projektligji synon që t’i japë mundësi punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që kanë një karrierë të gjatë në këto struktura, të përfitojnë trajtim financiar në rast se ata dëshirojnë të ndërpresin shërbimin ose nëse titullarët e institucioneve përkatëse kërkojnë që të ndërpresin marrëdhënien e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie.

Në vlerësimin e kërkesës për të ndërprerë shërbimin merret në konsideratë edhe pamundësia fizike e punonjësit për të vazhduar karrierën e mëtejshme. Gjithashtu, propozimet e këtij projektligji synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të institucioneve të sipërpërmendura, duke siguruar që në këto institucione të rëndësishme të sigurisë të krijohet mundësia e punësimit të gjeneratës së re, në moshë më aktive dhe efiçente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike në vend.

Detajet e ligjit

Neni 2 i ligjit parashikon subjektet përfituese të trajtimit financiar, konkretisht, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me gradë dhe që plotësojnë kriteret. Ndërsa neni 4 përcakton kriteret e përfitimit të trajtimit financiar nga efektivët. Konkretisht: Të kenë plotësuar moshën 55 vjeç dhe të kenë kryer 30 vite shërbim në strukturat e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, Shërbimit për

Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme apo struktura të tjera shtetërore me gradë. Kjo e fundit për arsye se ka punonjës që kanë ardhur në strukturat e sipërpërmendura nga institucione ushtarake apo institucione të tjera të sigurisë dhe një pjesë të vjetërsisë në punë e kanë në këto struktura. Sipas ligjit, trajtimi financiar është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës. Më tej bëhet e ditur se trajtimi financiar pas ndërprerjes së karrierës përfitohet me kërkesë të punonjësit, ose kërkesë të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm.

Përbërja dhe kriteret e vlerësimit të Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 7 përcakton detyrimet e punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, që përfitojnë sipas këtij ligji. Subjektet e përfitimit kanë detyrimin t’i përgjigjen nevojave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për t’u aktivizuar në shërbim në interes të realizimit të misionit të tyre deri në 700 orë në vit. Ligji është futur në kalendarin e punimeve dhe do të miratohet brenda pak javësh.


        
 
Next Post

9 vite nga “21 Janari”, Fatos Klosi: Berisha përgjegjës kryesor i masakrës, e turpshme si i shpëtuan drejtësisë ata që dhanë urdhrin, SPAK të hapë dosjen

Nis sesioni i ri parlamentar: Futen në axhendë ligjet për izolimin e presidentit! Ruçi mesazh Metës për bllokimin e Kushtetueses

Spartak Ngjela: Vrasjet e “21 Janarit” janë të dokumentuara! Pas ngritjes së BKH-së të gjitha dosjet e bujshme do të rihapen

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In