Nga Rigels Seliman
Historia ka treguar se gjatë këtyre 30 viteve demokraci në Shqipëri, një kauz ka v.dekur pa lindur ende. Të shumtë janë qytetarët, aktivistët apo politikanët që nuk e kanë çuar deri në fund një betëjë. Unë po citoj disa për të vijuar më pas analizën tek rasti i fundit. Festivalin e kauzave e ka hapur Sali Berisha, i cili nisi një fushatë nën moton “Nano Ik”, por ky i fundit ra nga pushteti, pasi bëri ciklin 8 vjeçar të drejtim të qeverisë.
Kështu që, nga kjo fabul i humbur doli Berisha, sepse kauza e tij u tret dhe nuk pati sukses. Më pas një tjetër kauz e famshme që nuk prodhoi gjë, ishte fushata “Hap kutitë ose largohu” dirigjuar nga Edi Rama. Edhe në këtë rast kutitë e votave që socialistët supozonin se i kishte vjedhur Sali Berisha, nuk u hapën kurrë, duke bërë që edhe kjo kauz të dështonte.
Ndërkaq, një tjetër kauz që ka vdekur pa lindur është ajo e drejtuar nga Lulzim Basha. Ky i fundit dogji mandatet e deputetëve të opozitës me shpresën se do rrëzonte qeverinë “Rama”. Por edhe pse mandatet i dogjën, qeveria nuk ra. Ndërkohë, rasti më flagërant i një kauze që ka v.dekur pa lindur mirë, ka për protagonist Arlind Qorrin, drejtuesin e Organizatës Politike. Zoti Qorri për gati një vit ka v.arrosur disa kauza, duke u shndërruar në një aktivist “sadist”, pasi i ka v.rarë ato sapo i ka rrëmbyer nga dikush tjetër.
Qorri dhe shpura e tij kauzën e parë që pushkatuan ishte ajo e studentëve. Edhe pse këta të fundit protestuan kundër qeverisë dhe u duk se do të triumfonin, sapo iu bashku Organizata Politike, gjithçka mori tatëpjetën, pasi asnjë nga synimet nuk u arrit. Më pas Arlind Qorri për të qenë në qendër të vemendjes, u hodh tek minatorët, naftëtarët dhe fasonët, duke i nxitur që të protestonin kundër qeverisë, por edhe në këto raste në finale askush fitoi.
Minatorët, naftëtarër dhe puntorët e fasonerive, përpara se t’iu bashkohej Qorri ishin shumë dhe rrezatonin optimizëm, pasi kauza e tyre mund të triumfonte. Por me futjen e Arlindit në mes, gjithçka shkoi për dreq. Ndërkohë, duke parë me sytë e tij teksa dështonin kauzat, Arlin Qorri e drejtoi objektivin nga oligarkët, ku me mënyrën e tij ruse të përhapjes së lajmit, mobilizoi studentët që i përdor si kavje për të shkruar parrulla natën dhe sulmuar biznesmenët më të suksesshëm të këtij.
Fushata e Organizatës Politike këtë herë ishte nën moton “Zamir Mane shtyp puntorët”. Hajde stori hajde! Studentët e përdorur nga Qorri haronin se në këtë rast edhe ata në një farë mënyre ishin të shtypur. Megjithatë nga këndvështrimi im studentët nuk e dinë që ata janë thjeshtë një vegël e Arlindit. Gojët e liga thonë se e gjithë anëtarësia e Organizatës Politike të drejtuar nga Arlind Qorri nuk e kanë për turp të përdoren, për sa kohë janë ndeshur edhe me momente të sikletshme brenda rradhëve, sikundër janë O.rgjitë.
Më besoni unë nuk kam dijeni për këto forma sadiste të qasjes s.eksuale, pasi me të dëgjuar e kam. Por mund të jetë e vërtet, për sa kohë këta pseudo studentë dhe aktivistë shëtisin nëpër kafenetë e rrugët e Tiranës me libra në duar, për të treguar se janë të lexuar apo mendje hapur. Nën flamurin e “rrëzimit të tabuve”, thuhet se Qorri mund të ketë legalizuar brenda Organizatës Politike edhe këtë lloj loje argëtuese.
Madje, thuhet se ai iu ka hedhur trutë e gomarit militantëve të “OP”! Kështu që, kaq sa po çuditeni ju sot me fjalët e mia, po kaq do çuditeshin dhe skandalizoheshin njerëzit po t’u flasësh për legalizimin e “Sodomisë”, kjo e fundit një formë e marrëdhënieve s.eksuale me kafshët. Sidoqoftë, historia ka treguar se Arlind Qorri dhe Organizata Politike e drejtuar prej tij mund të kalojë në ekstrem, vetëm e vetëm që të jenë në qendër të vëmendjes dhe në finale të bëjnë edhe pakt me djallin për të kapur diçka.
Rasti më flagërant është i dy ditëve më parë, kur pseudo pedagogu, Arlind Qorri përdhosi zakonin më të vyer që ka shqiptari, sikundër është “v.dekja”. Kur dikush v.des, të gjithë e nderojnë atë, pasi “v.dekja” është institucion më vete. Por Arlindi edhe në kohë m.orti kërkon të jetë në qendër të vëmendjes. Pa kaluar disa ora nga v.dekja e arkitiketit dhe piktorit të njohur, Maks Velo, aktivisti Qorri nxitoi ta sulmonte atë me një fjalor që do të ishte i denjë vetëm për një sadist, rrugaç apo n.ekrofil.
Po si mundet të sulmosh dikë që sapo ka v.dekur, sado i poshtër të ketë qenë ai?! Eh, pra të dashur lexues ndodh edhe kështu, ku zakonet kalojnë në plan të dytë! Megjithatë, pavarësisht këtyre që po shohin, mendoj se ka ardhur koha për t’iu dhënë një “shuplakë” të fortë Arlind Qorrit dhe Organizatës Politike, pasi këta nuk janë gjë tjetër veçse disa të paudhë që po na turpërojnë Shqipërinë.