Nga e hëna, 11 maj, i gjithë vendi përveç bashkive Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, do të jetë zonë e gjelbër. Në zonat e gjelbra do të lejohet qarkullimi me automjete private pa nevojë për autorizim (edhe në zona të tjera jeshile), deri në orën 21:00.
Ndërsa në zonat e kuqe lejohet qarkullimi vetëm brënda qarkut pa autorizim si dhe e qytetarëve pa dallim deri në orën 17:30. Këtë e konfirmon Rama dhe Ministra e Shëndetësinë Manastirliu në konferencën për shtyp të së premtes që shkoi.
Por Rama siç duket nuk mbanë mend se çfarë u ka thënë qytetarëve kur sot në komunikimin e tij në rrjetet social, kur e pyesin nëse mund të lëvizin në Tiranë pa autorizim, ai jep një përgjigjie vërtetë zhgënjyese kur shprehet se Tirana do të jetë e fundit që do çlirohet duke parë nga rastet.
Replikat
Qytetari: ka mundesi te na sqarosh qarte,A LEJOHET TE LEVIZIM BRENDA TIRANE ME AUTOMJET PRIVAT PA AUTORIZIM?Te lutem se nuk po e kuptojme.
Rama: jo! Ende! e ke lexuar gabim, behej fjale per zonat e gjelberta, Tirana eshte zone e kuqe ende!
Qytetari: Edi Rama ka mundesi qe te levizim nga e hena e ardhshme?
Rama: o shikojme numrat po Tirana do jete e fundit mesa duket qe do çlirohet. / Zathur.al