Rakip Suli duket se nuk do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kamzës në zgjedhjet lokale të vitit që vjen.
Prapaskena mëson se Edi Rama ka piketuar një tjetër kandidat me influencë dhe potencial, i cili ka nisur që tani fushatën në heshtje për Bashkinë e Kamzës.
Sipas burimeve, janë disa arsye të forta që Edi Rama i ka vënë vizën Rakip Sulit, i cili gjatë këtij mandati është shquar vetëm për disa shfaqje butaforike si dhe për ndarjen e tenderave me klientët e Xhelal Mziut.
Së pari, Rakip Suli dhe Pjerin Ndreu janë kryebashkiakët që arritën rezultatin më katastrofik në zgjedhjet e 2019, duke marrë rreth 8 % tē votave. Nëse PD-ja do të kushte nxjerrë cilindo kandidat, humbja e Sulit do të ishte e garantuar. Rakip Suli moti rreth 10 mijë vota, gati sa një mandat deputeti, ndërkohë që në 2015, Xhelal Mziu fitoi me 24 mijë vota. Rezultati tregon se Suli nuk merr dot as votat e socialistëve të thekur.
Së dyti, Suli është një humbës i sprovuar, pasi ka humbur edhe një herë tjetër përballë Xhelal Mziut, i cili edhe pse i lakuar për afera korruptive, ka mundur lehtësisht kandidatët e PS-së, edhe për shkak se Kamza është një bastion i PD. Rakip Suli ‘fitoi’ në Kamëz vetëm kur nuk kishte kandidat përballë.
Së treti, Rakip Suli gjatë këtij 4-vjeçarit, përpos ndarjes së parave me klientët e Xhelal Mziut, sidomos me Lush Osmanin, nuk ka shënuar ndonjë prunë të rëndësishme.
Së katërti, Partia Demokratike pritet të kandidojë Arjan Hoxhën ose Xhelal Mziun, para të cilëve Suli nuk do të kishte asnjë shans për të fituar, edhe pse Arjan Hoxha rezulton i përfshirë në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, ndërsa Mziu ka drejtuar për tre mandate Kamzën.