Kryeministri Rama tha se lehtësimi në zonat e kuqe në këto momente është i pamundur të ndodhë.
Ai tha se çdo gjë do të vijë gradualisht në mëntrë që të mos ketë kthim mbrapa pasi nëse fillon një infektim zinxhiri prej tyre, do të rimbyllemi.
“Dua të sjell në vëmendje që masat lehtësuese, sërish Tirana mbetet problem. Lehtësimi në Tiranë apo në zonat e tjera të kuqe, për momentin që flasim duket i pamundur edhe këtë javë. Në pjesën tjetër do të vijojmë. Kemi diskutuar lidhur me mundësinë për hapjen e kopshteve dhe çerdheve më 1 qershor, nëse numrat do të vijojnë të jenë stabël, ne do të hapim kopshtet dhe çerdhet, me rregulla komplet të tjera nga ato që kanë ekzistuar më parë. Do të vijojmë me lehtësimin e qarkullimit, zgjatjen e orareve, jashtë zonave të kuqe. Me këtë rast dua të përfitoj t’ju jap përgjigje për ata që ironizojnë si ato fasha orare, kur del virusi dhe kur ikën në shtëpi.
Shtrirja e fashave orare ka shqetësimin që lidhet me nevojën për t’u grumbulluar dhe për të hapur aktivitete të tjera, ndaj këto zhvillohen në mënyrë të balancuar. Serbia ka bërë hapa më të shpejtë për shkak të zgjedhjeve lokale që ka. Dua të përsëris që të gjitha lokalet duhet të jenë brenda rregullave. Do t’i monitorojmë nga shumë afër. Duhen masa të rrepta. Janë nën detyrim për të mbrojtur shëndetin e shqiptarëve. Koreja e Jugut u kthye mbrapsht për shkak të një zinxhiri infeksioni nga lokalet. Kemi nisur punën për një strategji adoptimi të transportit. Do e japim në fillim të qershorit. Si do të jetë transporti në kushtet jo vetëm nga virusi, por sidoqoftë është e rëndësishme çfarë bëjnë njerëzit vetë”, tha Rama.