Kryeministri Edi Rama do vizitojë Italinë në datat 5 dhe 6 mars. Mediat italiane kanë zbardhur axhendën që do të ndjekë kryeministri shqiptar. Kjo vizitë e Ramës do të bëhet për 30 vjetorin e eksodit masiv të shqiptarëve në Itali.
Sipas ‘lagazzettadelmezzogiorno’, Rama do të jetë i pranishëm në Puglia ditën e premte aty ku do të zhvillohet një sesion i jashtëzakonshëm në Këshillin e Qarkut, ku prezent do të jetë dhe Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio. Rama do të shoqërohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun, ministren e arsimit Evis Kushi, dhe Fate Velaj, një anëtar i Parlamentit.
Rama do të marrë pjesë në inagurimin e ekspozitës “Eksodi”, e krijuar nga Nicola Genco, ngritur në Agora të Ndërtesës së Këshillit Rajonal, aty ku do të ketë dhe një performancë të violonçelit Redi Hasa. Ekspozita “Shokë dhe Engjëj” e kuruar nga Alfredo Pirri është vendosur në të njëjtat hapësira.
Rektorët e universiteteve Apuliane do t’i dorëzojnë Ramës një kopje të manualit për “Rajonet e Sigurta” të përkthyer në shqip dhe të hartuar falë punës së 130 personaliteteve nga bota shkencore e katër universiteteve kulturore.