“Arti dhe kultura shqiptare humbën sot një profesionist prestigjioz në fushën e muzikës në Shqipëri, të madhin Alfred Kaçinarin”.
Kështu e nis kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj një postim në rrjetet sociale duke shpallur të vdekur kompozitorin shqiptar Alfred Kaçinari.
Fill pasi rrjeti ka nisur të tallet duke i kujtuar se ka ngatërruar emrin e artistit të ndarë nga jeta, Haradinaj është detyruar ta fshijë.
Përveç kësaj, gafa e Haradinajt bëhet ende më e madhe pasi krah shënimit ka vendosur edhe një foto të Alfred Kaçinarit.
Ndërkohë ditën e sotme në fakt u shua në moshën 80-vjeçare kompozitori i njohur nga Kosova, Gjergj Kaçinari.