• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

REPLIKAT: “Prosllavi” Rama ‘përplas’ Enver Robellin me Skënder Minxhozin

23/12/2019
in Blog
        
 

Gazetari nga Kosova, Enver Robelli, ka bërë një shënim, pas një shkrimi të Skënder Minxhozit, për polemikat që shpërthyen në Kosovë në lidhje me vizitën e Vuçiç në Tiranë.

“Një analist nga Tirana po shkruan kështu në adresë të politikanëve të Kosovës: ‘Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”.

Ky këndvështrim do të qëndronte po të mos e kishte përkrahur ndryshimin e kufijve edhe shefi i qeverisë shqiptare.

Tirana në këtë hallakamë nuk është e painvolvuar, por analistit i pëlqen të fshehë këtë fakt.

Me a pa dashje nisma për “Schengen ballkanik” e izolon Kosovën në një moment shumë delikat, kur Kosova është shumë e dobët, pa qeveri funksionale, dhe tashmë edhe nga partnerët perëndimorë shikohet vetëm si problem i mërzitshëm që nuk meriton aq përkushtim, vëmendje dhe përkrahje.

E tepërt të elaborohet këtu se kush e solli Kosovën në këtë situatë. Mjafton të shikohet pak rrotull nëpër Prishtinë”, shkruante Robelli një ditë më parë, pa e përmendur me emër Minxhozin.

Ky i fundit i është përgjigjur sot, me një shkrim të gjatë.

Replika e Minxhozit:

Një koleg gazetar nga Kosova, duke rimarrë titullin e shkrimit tim të para dy ditëve “Kufinjtë i ndryshojmë me Vuçiçin, por drekë me të në Tiranë nuk hamë”, pretendonte se unë kisha “pëlqyer të fshihja” faktin se Tirana zyrtare është përzier edhe vetë në procesin e korigjimit kufitar mes Kosovës e Serbisë.

Për hir të korrektesës dhe në respekt të kolegut, dëshëroj t’i kujtoj atij fillimisht se autori i këtyre rreshtave ka qenë kritik në rrugë publike, mëse një herë, për projektin e rrezikshëm dhe aventuresk të ndryshimit të kufinjve mes Kosovës e Serbisë. Ka shkruar dhe ka folur sa herë ka qenë puna për të kritikuar këtë nismë me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për shqiptarët. Kjo në lidhje me pozicionin tim personal sa i takon korigjimit kufitar.

Më tej dëshëroj t’i kujtoj miqësisht kolegut në fjalë se kur është fjala për takimin e Tiranës, Mini-Shengenin ballkanik, apo edhe rolin e palës shqiptare në korigjimin kufitar, duhen thënë edhe dy-tre aspekte të tjera, që ndoshta kolegu në fjalë ka harruar t’i përmendë.

Së pari, në lidhje me faktin se Tirana “nuk është e painvolvuar në këtë hallakamë”, dëshëroj t’i kujtoj kolegut e të tjerëve se pozita e qeverisë shqiptare në planet e presidentit Thaçi për korigjimin kufitar me Serbinë, nuk mund të përshkruhet me një frazë të vetme.

Qeveria shqiptare nuk ka qenë e nuk pritet të jetë palë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës e Beogradit, kurdo që ato do të mbahen. Ajo nuk është e nuk ka si të jetë në pozitën e palës kosovare, që do të negociojë në vetë të parë dhe me mandat të plotë me palën serbe. Si e tillë, qeveria shqiptare, cilado forcë politike që do të jetë në krye të saj, do të kenë vetëm një rol tangent në këtë proces delikat, e kjo është diçka e këshillueshme dhe mëse normale.

Kosova e sotme pasqyron dyzimin, sa i takon qëndrimit ndaj Serbisë, mes Presidentit Thaçi në një anë dhe pjesës tjetër të klasës politike. Ky dyzim, i përforcuar nga zgjedhjet e tetorit dhe rezultati i tyre, po e çon sot shtetin kosovar drejt një qasjeje më “sanitare” (kupto më konservatore) ndaj Beogradit, në pritje të sqarimit të situatës post-elektorale. E kjo duhet thënë hapur, e jo të fshihemi duke sulmuar “prosllavin Edi Rama”!

Sa për rastin e përfshirjes së përfolur të Edi Ramës në këtë mesele, është e vërtetë se ai e ka përkrahur ndërrimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, si një mënyrë të shpejtë për të hequr qafe perden e hekurt mes dy vendeve. Një vizion ky i gabuar dhe i pavend. Megjithatë Rama i ka shmangur deklarimet publike “pro” këtij projekti.

Nga ana tjetër, duhet kujtuar se qeveria shqiptare ka pasur më së paku dy qëndrime, kur flitet për korrigjimin kufitar. Të gjithë e kujtojmë mirë pozicionin kritik të ministrit të jashtëm shqiptar të asaj kohe Ditmir Bushati, i cili publikisht e godiste pa kurrfarë dorashkash këtë projekt. E kjo i leverdiste edhe Ramës për një farë kohe, pasi i shërbente si diversiv në sytë e të tretëve.

Së dyti, qëndrimi i dyzuar i shtetit shqiptar ndaj korrigjimit kufitar, nuk shërben kushedi çfarë për të justifikuar pozicionin aktual të politikës kosovare ndaj proceseve bashkëpunuese në rajon. Refuzimi i Prishtinës ndaj ftesës për samitin e Tiranës, duket më shumë si një pasqyrim i sherreve të brendshme politike në Prishtinë, sesa si një akt parimor që kërkon ta ruajë Kosovën nga kushedi çfarë komplotesh të fshehta. Kolegu e di fort mirë se këto lloj formatesh kanë shumë më pak peshë dhe produkt, sesa furtuna e patriotizmit tribal që u prodhua pas këtij takimi. Për pasojë edhe pjesëmarrja në to, ka vlerë më shumë simbolike e teatrale.

Së treti, vlen të thuhet hapur e pa u fshehur se sot Kosova ka nevoje të integrohet ndërkombëtarisht, jo të dezertojë duke u mbyllur në guackën e vet. Është koha që të luftohet siç ndodhi në rastin e Samitit të SEECP në Bosnje disa muaj më parë, për pjesëmarrjen e palës kosovare në atë format. Pse në Bosnje ja vlente të shkohej, e në Tiranë jo?! Të gjitha sinjalet diplomatike tregojnë se Shengeni ballkanik është një iniciativë e frymëzuar nga europianët e amerikanët, më shumë se nga kalkulimet e errëta proserbe, për një dominim në Ballkan.

Së fundi, është gjithashtu me vend të thuhet fort e jo të fshihet, se sot Serbia është mjaft e kënaqur të mos e shohë askund flamurin kosovar në ndonjë format ndërkombëtar. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë: sa herë që Kosova nuk është aty, Beogradi shpejton të deklarojë “Kosovën ka kush e përfaqëson, jemi ne”! A është me vend t’i lihet Vuçiçit e Daçiçit kjo kënaqësi dhe ky avantazh?


        
 
Next Post

Festivali i RTSH-së, mes polemikave, akuzave, dhe shumë… mediokritet

Rrugë, aeroporte, tunele. Ja veprat publike që parashikon qeveria për 2020

Rama për 7 prioritetet e qeverisë, nga shpërblimet, te puna e ministrave, ligji “anti-KÇK”, pronat, legalizime dhe mbyllja e sporteleve

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved