Kuvendi i Shqipërisë votoi me 97 vota pro një rezolutë përmes së cilës argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, ndësa merret angazhimi për të zgjidhur ngërçin në këtë institucion, duke rishikuar legjislacionin. Kështu, Kuvendi tenton të pengojë krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.
Presidenti lir Meta dekretoi anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, në të njëjtin pozicion që ishte zënë me parë nga Arta Vorpsi, teksa kësaj të fundit i mbylli derën e presidencës për të bërë betimin, duke e detyruar Vorpsin t’ia nisë me postë deklaratën e betimit të noterizuar, ndërsa Xhaferllarin e priti në ceremoni betimi në Presidencë.
Përmes rezolutës, Kuvendi e konsideron nul këtë dekret dhe kërkon që ai mos të zbatohet. Mbrëmë, Marsida Xhaferllari u betua në presidencë si anëtare për Gjykatën Kushtetuese së bashku me dy anëtaret e zgjedhura nga Kuvendi. Por sot në Gjykatën Kushteutese kanë shkuar të dyja të zgjedhurat për një vend, Vorpsi dhe Xhaferllari, duke e futur në ngërc ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Rezoluta urdhëron institucionet të mos zbatojnë dekretin e Metës dhe për këtë arsye, Marsida Xhaferllari u betua dje teksa dekreti i saj ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.