Pas “Asim Zenelit”, janë evakuuar banorët edhe në fshatin “Arshi Lengo” në Gjirokastër dhe pamje nga fshati tregojnë se si ushtria dhe policia evakuojnë banorët mes errësirës.
Vetëm pak minuta më parë, në fshatin “Arshi Lengo” u ndez zjarri në Kodrën e Pishave, duke rrezikuar banesat ndaj është parë e arsyeshme të nisë evakuimi i banorëve.
Gjatë pasdites së sotme, në fshatin “Asim Zeneli” u regjistrua viktima e parë nga flakët, ku humbi jetën 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërsa u plagos rëndë si pasojë e zjarrit bashkëshortja e tij T.H.,, e cila u nis me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar.
Gjithashtu, i asfiksuar në spital është edhe ushtari i FA, Edlir Goxhaj, i cili fatmirësisht është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.