Ditën e sotme Shqipëria i ka kaluar 100 mijë vaksinime në moshat e treta. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama ku ka edhe një urim për të vaksinuarit “rrofshi sa malet!”.
“Nderi është i gjithi i yni
*Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet”
Ndërkohë në një video të shpërndarë nga vetë kryeministri disa prej të moshuarve kanë shprehur falenderimet e tyre për të, duke thënë se ka merita për sigurimin e vaksinave.