• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA mesazh të korruptuarve në Ditën e Pavarësisë, Pompeo: Mbështetje totale për reformat, do punojmë për një drejtësi të pavarur

November 29, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu kanë dërguar dje një tjetër mesazh të korruptuarve. Në kuadër të festës së Pavarësisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, teksa ka dërguar një mesazh urimi dhe solidarizimi për 28-29 nëntorin, ka shprehur edhe një herë gatishmërinë e SHBA për të mbështetur reformat në Shqipëri.

Në deklaratën e tij që është shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë, zoti Pompeo e ka ndalur theksin tek reforma në drejtësi për të cilën thekson se ajo mbështet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shton se Amerika do të punojë fort, në mënyrë që Shqipëria të ketë një drejtësi të pavarur. “Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur.

Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020. Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi”, deklaroi Pompeo. Pra, ky reagim i SHBA është një mesazh i qartë dhe shkon drejtpërdrejt për të korruptuarit, për të cilët Amerika thekson se ata nuk do të kenë më vend në zyrat e shtetit dhe sidomos në sistemin e drejtësisë.

SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

Por përveç mbështetjes së madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin reformave, sidomos asaj në drejtësi, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vë në dukje faktin se marrëdhëniet mes dy vendeve në këto tre dekada post rënies së diktaturës komuniste janë të mira, ndërsa thekson se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas zotit Pompeo, partneriteti mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është i qenësishëm dhe reciprok. “Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi”, është shprehur zoti Pompeo, thuhet në statusin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Amerika solidarizohet me viktimat e tërmetit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vijon më tej në deklaratën e tij, teksa shpreh solidaritetin me Shqipërinë për ditët e vështira që po kalon si pasojë e tërmetit katastrofik që shkaktoi vdekjen e 42 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëme ta pallogaritshme materiale. “Ndërsa Shqipëria përkujton solemnisht Ditën e saj të Pavarësisë, ne përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ata që humbën jetën në tërmetin e kësaj jave. Sot, lutjet tona shkojnë për familjet e tyre, si dhe për njerëzit e plagosur. Në emër të popullit amerikan, ne ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Edhe tani, ashtu si në kohë të tjera të vështira, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të miqve tanë në Shqipëri”, nënvizoi Sekretari i Amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo, në deklaratën e tij, në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Somario

Ne përshëndesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zbatuar reformat e nevojshme, përfshirë reformat që synojnë forcimin e një sistemi drejtësie të pavarur. Ne vlerësojmë thellësisht kontributet pozitive të Shqipërisë në koalicionin e NATO-s dhe mirëpresim udhëheqjen e Shqipërisë si Presidente e OSBE-së për vitin 2020…/ Rigels Seliman


        
 
Next Post

Tërmetet, Alketa Vejsiu shpërthen në lot në televizionin italian: Jemi mikroskopik para fatit!

Del lista: Këto janë shtetet që ndihmuan Shqipërinë pas tërmetit

Goditjet e fuqishme morën 50 jetë njerëzish! Poshtë rrënojave qeni nuhat diçka të pazakontë 3 ditë pas tërmetit: Forcat e shpëtimit nuk e ndalin 'luftën' deri në momentin e fundit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In