Në impaktin e parë duket një pallat si të tjerët, por më me pak më vëmendje duket qartë se ndërtesa i ngjan më shumë një muri sesa një banese normale, ku gjerësia në pikën më të ngushtë nuk kalon 60 centimetrat.
Al Ba’sa, siç e njohin tashmë të gjithë banorët e Beirutit, është simboli universal i konfliktit mes dy vëllezërish. Fjala në arabisht do të thotë pikërisht “mëri”, dhe është ndjenja e fortë që ka patur midis dy vëllezërve libanezë në vitet ’50 për një pronë të trashëguar.
Pasi u nda prona, njërit prej vëllezërve iu reduktua pas disa kohësh pjesa e tij për shkak të një rruge që do të kalonte aty, dhe pjesa tjetër që i përkiste nuk lejonte më ndërtimin e një godine me parametra normale, ndërkohë që vëllai nuk u tregua i mëshirshëm dhe kishte filluar të ndërtonte, në një pozicion shumë të favorshëm dhe të lakmuar nga fakti që kishte një pamje të bukur nga deti.
Kjo ishte e padurueshme për vëllain e dëmtuar, që mendoi atëherë një hakmarrje të servirur e ftohtë.
Pasi mbaroi ndërtesa e vëllait, ai filloi të ndërtonte në pjesën e ngushtë të pronës që i mbeti, një godinë vërtetë të ngushtë, me dy apartamente të vogla për kat, por e mjaftueshme për t’i penguar vëllait pamjen nga deti, duke i ulur në mënyrë domethënëse vlerën e pronës.
Prona tashmë është një godinë karakteristike e qytetit, që ka ndërruar shumë qiraxhinj që ndoshta me dëshirën e vëllait të zemëruar ishin “problematikë”. Fillimisht një shtëpi publike, më pas refugjatë të shpëtuar nga lufta. Gjithçka, për të dëmtuar vëllain.