I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjeve të tjera regjionale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka siguruar Kosovën se nuk është në axhendë një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve dhe nuk do të ketë pasi duhet një marrëveshje që qetëson situatën. Përmes një reagimi ditën e djeshme, Lajçak tha se marrëveshja është përgjegjësi e plotë vetëm mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi më tej se reagimet ndaj idesë së një shkëmbimi të territoreve do të dëshmonin shumë qartë se kjo do ta sillte saktësisht të kundërtën. “Kemi parë një reagim shumë të fuqishëm negativ ndaj idesë për shkëmbimin e territoreve, në Kosovë, në vendet e tjera në rajon dhe në vendet e Bashkimit Europian. Kjo më dërgon te përfundimi se ajo nuk është në axhendë dhe as nuk duhet të jetë në axhendë.
Shefi i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell, nuk e kishte përjashtuar plotësisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve më herët gjatë kësaj jave. Ai tha për mediat kosovare se marrëveshja dhe përmbajtja e saj janë përgjegjësi e dy vendeve dhe se Bashkimi Europian nuk mund të përcaktojë asgjë. Borrell ka theksuar se Bashkimi Europian është duke e synuar një marrëveshje ligjërisht e zbatueshme. Na duhet një marrëveshje që e qetëson situatën. Reagimet ndaj idesë së një shkëmbimi të territoreve do të dëshmonin shumë qartë se kjo do ta sillte saktësisht të kundërtën”, tha përfaqësuesi special i Bashkimit Europian dhe ish-ministri i jashtëm sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell deklaroi pak ditë më parë se Bashkimi Europian duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë. Në fjalimin e tij drejtuar eurodeputetëve, ai tha se mungesa e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës ishte çështja më e vështirë në Ballkanin Perëndimor. “Për të pasur një perspektivë të qartë, BE duhet të punojë për të zgjidhur dallimet midis Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Borrell.