Kryeministri i vendit Edi Rama ka premtuar se do ta shndërrojë Vlorën në një ndër qytetet më të bukura jo vetëm në Shqipëri por edhe në Mesdhe.
Kryeministri theksoi se qyteti i bukur bregdetar i pëlqyer nga shumë turistë vendas e të huaj është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik.
“Do bëjmë ndërhyrje në Sheshin e Flamurit që mbetet një hallkë e dobët. Vlorën do ta bëjmë një nga qytetet më të bukur të Mesdheut, një nga pikat më intensive turistike në Mesdhe. Vlora është zona përtej çdo qyteti që do të presë miliona turistë. Është një aset shumë i madh ende i pashfrytëzuar ekonomik”, tha Rama.