Pas kritikave për Shqipërinë nga disa eurodeputetë në Parlamentin Europian, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë Arben Kashahu.
Kashahu shkruan se dy nga eurodeputetët kërkuan që Shqipërisë t’i ndërpriten negociatat dhe ndihmat financiare nga fondet e BE-së pasi qeveria shqiptare është treguar e ashpër me mediat dhe e butë me trafikantët.
“Është detyrë kombëtare të shpëtohet procesi i integrimit! Kjo detyrë fillon me largimin e kësaj qeverie euroskeptike”, shkruan Arben Kashahu.
Sipas Kashahut: “Europarlamentarë të tjerë e etiketuan Kryeministrin dhe qeverinë si “të ashpër me mediat dhe të lëmuar me kultivuesit dhe trafikantët e d.rogës”.
Përpjekjet dhe kokëfortësia e mazhorancës për të ndryshuar ligjin për mediat u konsiderua “e turpshme”, ndërsa ri-mbjellja e Shqipërisë me k.anabis “e papranueshme”.
Shqipëria u konsiderua shprehimisht si vendi “më i korruptuar” në Europë. Mos-ndjekja penale e k.rimit elektoral dhe e politikanëve të mazhorancës të përfshirë në blerjen dhe manipulimin e votës dhe deformimit të vullnetit popullor është raportuar si zhgënjyese dhe është kërkuar të monitorohet me vëmendje të shtuar nga Komisioni Europian.
Shembja e Teatrit Kombëtar u dënua njëzëri nga europarlamentarët dhe u kërkua “të investigohet ligjshmëria e këtij veprimi të qeverisë”, tha ndër të tjera Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.
Por kohë më parë deputeti Myslym Murrizi shpjegonte më së miri kush është Arben Kashahu, i zgjedhuri i Lulzim Bashës për kontributin e tij “personal” ndaj tij e aspak ndaj partisë, e kryesisht me abuzimin e tenderave në Ministrinë e Brendshme.
Ja çfarë shkruante Murrizi për Kashahun:
“…Epo le te me thote nje DEMOKRAT se kush eshte, kur ka ardhe ne pd, çfar kontributi ka tek pd dhe çfar ka bere per pd ky Kashahu qe emerohet sot sekretar??????????
Nje pyetje edhe per Lul Mollen
Meqenese flisni shume per krimin dhe korrupsionin, per dekriminalizimin dhe pastrimin e politikes nga te njollosur
A KA QENE ARBEN KASHAHU INEN HETIM, I NDALUAR I PROÇEDUAR APO I ARRESTUAR SI ANTARE I KOMISIONIT TE SKANDALIT TE TENDERAVE TE UNIFORMAVE TE MINISTRISE SE BRENDESHME GJATE VITEVE 2005-2010?????
Rrespekto statutin e PD qe ka tre kollona baze o Lul
ZOTI FAMILJA PRONA…”