Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./
Mbrëmë zagushia stinore e parakohshme më godiste të tërin. Gjoksi me lesh kullonte nga djersa, djersa e çoroditur rëkonte deri poshtë te brekët, brekët e lagura si të dala nga deti më bënin thirrje ti ndëroja dhe sapo tentova të zhvishem, errësirën e therri një zë mashkullor as i trashë e as i hollë:
-Sot do e gdhi unë këtu, nesër do e gdhijë Monika!
Lul Basha kishte dalë në mesnatë nga shtëpia dhe vrapin e ndali te oborri mes Teatrit të Neritanit dhe Teatrit të Kiços. Lideri i opozitës jo parlamentare por oborrtare në mbrojtje të godinës rrangallë të teatrit, lëshoi një tjetër kërcënim thagmë nga ato të tijat.
2./
-Fatmir Xhafa vetëm i v.dekur mund të bëhet ministër!
-Nuk dal nga Çadra e Lirisë pa rrëzuar qeverinë Rama!
-Nëse dorëzojmë mandatet e deputetëve shkrihet parlamenti monist!
-Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 do mbahen vetëm atëherë kur të v.risni shpirtin opozitar.
-Nëse prishet Astiri, bie shteti
Eh çma shtove zjarrllëkun mbrëmë mor Lul Basha. Më kujtove k.ërcënimet e tjera të tua ndër vite dhe nxorre nga karantinimi ende pa vaksinuar opozitarizmin sharlatan dhe qesharak të 7 viteve të fundit.
Një tjetër kauzë civile si kjo e Teatrit, ti dhe yxhymllëku yt pas teje vetëm sa e zbehni, e dobësoni, e neverisni dhe e shkatërroni përfundimisht. Ju opozitarë ca të mbetur rrugëve dhe ca te Gjiri i Lalzit pa asnjë doktrinë dhe pa asnjë masterplan si të rimerni pushtetin nuk lini ahengje, protesta, varrime, gëzime, qoka po u shkuar të pa ftuar.
Nëse shikoni të grumbulluar më shumë se 10 veta ju mësyni aty duke shpresuar se turmëzimi do rrezikojë pushtetin e rilindasve. Madje edhe kur martohet robi ka frikë ti thotë DJ të dasmës ngri zërin, sepse edhe volumi i lartë i muzikës sipas jush tregon shpirtin opozitar të dhëndërit dhe nuses.
O Lulëzim që sa herë vjen maji ti vyshkesh. Lëri protestuesit spontanë të çlirohen e të rebelohen pa iu ngatërruar nëpër këmbë. Merru me partinë tënde, organizo strukturat, hapu dhe jepu hapësirë emrave të rinj.
Hiqua dorashkat dhe maskat militantëve paramilitarë, desifekto dhe rifresko anëtarësinë, merr seriozisht zgiedhjet e motshme e mos fut hundët as në protesta estradash dhe as në godina teatrosh.
Riformato veten se ke qenë dhe mbetesh amator, diletan pa mullzë e pa impakt. Ti je tamam si kameramanët e filmave p.orno që prishen më shpejt sesa aktorët.
3./
Herës tjetër kujdes me k.ërcënimet e tua se janë bërë sa qesharake por edhe yshtëse, nxitëse për ata qeverisësit përballë.
E mban mend kur klithje në 2017?
– Stadiumin e vjetër “Qemal Stafa” do e prishni vetëm kur të shkelni mbi trupin tim!
Dhe aty mbi trupin tënd gjurmët e këmbëve me numër 46 të Edi Ramës tashmë janë bërë tatuazh!