• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Meta publikon video, por i del përsëri “maskaralliku”! Ja si bashkë me Berishën në 2007 Teatrin Kombëtar nuk e vlerësuan as sa një banjo publike e jo më trashgimi kulturore!

May 15, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi mbrëmjen e djeshme që të miratojë shembjen e godinës së ish-Teatrit Popullor, sot teatri Kombëtar. Përpos një grupi artistësh, Presidenti dhe opozita e drejtuar nga Partia Demokratike kanë kundërshtuar vendimin me akuza të forta kundër qeverisë Rama, madje edhe me padi në Gjykatën Kushtetuese dhe prokurorinë e Tiranës.

Kundërshtarë të projektit duke përfshirë Presidentin Ilir Meta, ish-presidentin Sali berisha dhe eksponentë të opozitës u shprehën se teatri është objekt i trashëgiminë sonë kulturore kombëtare.

Në fakt ata që nuk e kanë përfshirë ish-Teatri popullor, sot Teatri Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore, ka qenë pikërisht qeveria e drejtuar nga Sali Berisha në vitin 2007. Historia fillon ne viti 2000 ku përmes një VKM-je qeveria socialiste e drejtuar asokohe nga Ilir Meta u shpall qendra historike e Tiranës, që përfshinte sheshin, bulevardin, etj, por vetëm si hapësirë gjeografike pa përcaktuar konkretisht cilat ishin objektet që përfshiheshin në këtë vendim.

Vetëm 7 vite më pas, pra në 2007 kur kryeministri ishte Sali Berisha, ministri i Kulturës së PD-së, Bujar Leskaj (sot në krye të KLSH-së) firmosi një vendim të detajuar që listonte objektet e trashëgimisë kulturore, duke plotësuar kështu vendimin e vitit 2000. Në listë janë 108 objekte që janë caktuar si trashëgimi kulturore. Në atë listë me 108 objekte ndodhet çdo gjë e mundshme, ministritë, piramida, hotel, piramida, godina të ndryshme dhe vila pa fund, që Berisha është kujdesur që të futen në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por teatri kombëtar nuk u përfshi.

Pra Partia Demokratike nuk e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore. Në 2017, 4 vite pasi kishte ardhur në pushtet, Edi Rama shfuqizoi vendimin e vitit 2000 për shpalljen e qendrës historike të Tiranës, e cila theksojmë se nuk përcaktonte konkretisht objektet që duheshin ruajtur si pjesë e trashëgimisë kulturore, por ndante në përgjithësi zonat në qendra historike.

Ndërsa vendimi i 2007 formalisht është ende në fuqi dhe kryeministri Edi Rama nuk nguroi që ta përshëndeste edhe mbrëmë kur tha se “Në 2007 Berisha e hoqi teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë dhe shumë mirë bëri”. Sali Berisha e braktisi teatrin duke e lënë jashtë listës, ndërsa sot akuzon kush duhet të prishet, por e kaluara e tradhton. Fakti që ish-teatri popullor nuk ishte përfshirë në atë listë rrëzon të paktën pretendimin që Ilir Meta bazon padinë e tij të dytë në Kushtetuese ku thekson se ish-teatri popullor, sot teatri kombëtar është objekt i trashëgimisë kulturore. Në fakt Teatri kombëtare nuk ka asnjë status ligjor që e mbron.


        
 
Next Post

"Borizania" Monika Kryemadhi mbërrin te Teatri Kombëtar: Jam dezhurn, do qëndroj këtu! Kur të vijnë fadromat do lajmëroj Lulin dhe lularët e vetemëruar aktivistë

Kryeministri Rama jep lajmin shpresëdhënës: Shumë gjëra do ndryshojnë javën që vjen! Nëse nuk kemi valë tjetër të dytë të Covid-19, në fund të vitit do të...

Publikohet VIDEO e 20 viteve më parë! Meta kryeministër k.ërcënonte artistët për Teatrin: Sikur të gjithë shqiptarët të hyjnë në grevë urie, nuk tërhiqemi!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In