• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u kërcënua me jetë Koço Devole pse u tall me Enver Hoxhën: Sa ishe i gjallë, të hëngrën m**in

November 10, 2020
in Aktualitet
        
 

Telefilmi i jashtëzakonshëm “Gjuetia e fundit”, ku interpretonin aktorët e Varietesë së Tiranës, me në krye Devolën, si Vasillaq Vangjeli, Agim Bajko, Vegim Xhani, Xhevahir Zeneli, Mariana Kondi, Mehdi Malkaj etj., kishte ngjallur shumë zemërata te një shumicë që nuk e besonin se ndërrimi i sistemeve, përmbysja e diktaturës nuk ishte një shaka, kishte ndodhur vërtet e tanimë askush nuk të ndalonte të thoshe i lirë atë që mendoje.

Agim Bajko, në një intervistë për “Panorma”, foli për kërcënime deri në vdekje për trupën e aktorëve që guxuan të tallen me figurën e ‘udhëheqësit të lavdishëm’.

Kërcënimet ishin më të forta, sigurisht për aktorin Vasillaq Vangjeli, që interpretonte rolin e Enver Hoxhës dhe Koço Devoles, që luante rolin e Sillos, që në fakt ishte portretizimi humoristik i ish-kryerojës së diktatorit, Sulo Gradeci.

Ky rrëfim i Bajkos u vijua nga një publikim i studiuesit, Kastriot Dervishi, që vërteton sa më sipër. Bëhet fjalë për një kartolinë drejtuar Koço Devoles, pranë Estradës, Tiranë.

Në ato pak radhë të kartolinës është vjellë një vrer i vërtetë. Devoles i vishen gjithfarë epitetesh të ulëta e në fund mbyllet me një kërcënim me jetë.

“Veçantia e enveristëve dhe të indoktrinuarve është se preken sa herë publikohen krime të regjimit të Enver Hoxhës në masën sikur t’i kishin kryer vetë ato.

Edhe kur u shfaq telekomedia “Gjuetia e fundit” me protagonistë kryesorë aktorët e mirënjohur Vasillaq Vangjeli dhe Koço Devole, kategoria injorante enveriste dhe persekutorët u ndjenë keq dhe filluan kërcënimet.

Forma më e njohur e kohës ishin letrat anonime, të barabarta me profilet false që hasim sot në blogje apo rrjete sociale. Letra kundër Koço Devoles i takon datës 6.1.1993.

Pasi cilësohej “hipokrit”, “dallkauk”, “maskara i pacipë”, kërcënuesi që pa dashje paraqitet me emër fals e pseudonim, pra, edhe “Th. Laboviti” dhe “Merimanga”, shkruan:

“Ju dërgoj këngën të quajtur ‘Gjirokastër, shkëmb e gurë, lindje djalë e bërë burrë, sa ishje gjallë të hëngrën mjunë, Gjirokastër nxore burra, sa ishte gjallë s’ua mbante suma, të hash mjutin, belget atje ku ka rënë. V.O: je i dënuar me vdekje. Merimanga”.

Në vitin 1997, kur profilet false morën pushtetin, hakmarrjen ia zbrazën Koço Devoles, duke e hequr nga puna nga Televizioni Shqiptar, si i “paaftë”. Janë këto profile, gjoja në emër të artit që shfaqin pa fund filma propagandistikë pro diktaturës komuniste”, shkruan Dervishi.

Në një rrëfim për “Panoramën”, aktori i humorit Agim Bajko tregon si lindi telefilmi “Gjuetia e fundit” dhe kërcënimet ndaj aktorëve

“Gjuetia e fundit” është një perlë e humorit shqiptar, që ne e kemi realizuar në një kohë të vështirë. Ishte viti 1992 dhe duhet thënë që nuk ka qenë e thjeshtë. Në fillim ne e përgatitëm për në skenë. Ishte një pjesë prej 10 minutash, të cilën ai e pasuroi dhe e shndërroi në një telefilm, edhe në bashkëpunim me Pali Kuken.

Por nuk mund të thuash se e kaluam pa problem. Kemi marrë kërcënime deri edhe me vdekje, nga njerëz me një mentalitet të bunkerizuar.

Sidomos Vasillaq Vangjeli, që luante rolin e udhëheqësit, ka pasur një presion të jashtëzakonshëm e po kështu edhe Koço, që luante Sillon.

Një herë u ndodhi që gjatë një darke miqësore, hyjnë brenda në dhomë njerëz të maskuar me automatikë me plumba manovre, që shtinin në ajër.

Ishte një shaka nga ana e organizatorëve të darkës, por tmerri kishte qenë aq i madh, saqë qe e pamundur të vijonin darkën… Frika ishte aq e pranishme saqë edhe një shaka përjetohej si e vërtetë.


        
 
Next Post

Ministrja Manastirliu: Sot publikojmë urdhrat, nga nesër Shqipëria e mbyllur pas orës 22:00-06:00

Manastirliu sqaron një herë e mirë pse virusi del pas orës 10 të mbrëmjes

Mashtrime me votat në SHBA, Departamenti i Drejtësisë do të hetojë pretendimet

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In