Në një postim në Facebook, avokati Spartak Ngjela përveç së tjerash shkruan se si Ilir Meta ashtu edhe Sali Berisha kërkojnë destabilizimin e vendit.
“Asnjë shpëtim nuk kanë këta të korruptuar, vetëm po vonojnë shqiptart drejt pasurimit dhe shtetit ligjor. Meta, për ekspertizën perëndimore, e sidomos atë amerikane, konsiderohet një i korruptuar që nuk u bë dot diktator sepse nuk pati dot në drejtim një parti të madhe. Kurse Berisha është skeduar prej 20 vjetësh se përse luan. Atëherë, çfarë duhet bërë me ta? Vetëm SPAK e ka zgjidhjen: për të gjithë. Dhe ai po vjen këto ditë. Kurse mazhoranca nuk duhet të sillet vërdallë as për vënien në funksionim të SPAK-ut, dhe as për shkarkimin e Ilir Metës”, shkruan Ngjela.
Një pjesë nga postimi në Facebook:
Edhe çështja Meta, pjesë e këtij fenomeni është, dhe në këtë fenomen hyn edhe Berisha. Të dy po duan destabilizimin e Shqipërisë, dhe këlthasin për armë. Por Meta na doli edhe si një sovranist antiamerikan. Komedia e dytë kjo e Shqipërisë: kryengritja e dytë fshatare që kërkon “babën”.
Pse, ky Meta do ta mundë të ardhmen e Shqipërisë, e cila është e futur brenda ombrellës amerikane? Nuk kupton fakiri që e ka krejt të pamundur ta mbajë gjënë e vjedhur. Do ta dorëzojë me gjithësej, sepse pastaj, ngec historia e pritshme e Shqipërisë
Por, jo vetëm ai, të gjithë këta të korruptuar lodhen kot, sepse nuk e kuptojnë dot që ndërkohë po i ndëshkon historia e pritshme e Shqipërisë.
Çdo të thotë “të të ndëshkojë historia e pritshme e Shqipërisë”? Në fakt ky nuk është koncept që ka dalë në Shqipëri.
Çdo komb apo çdo popull ndodhet ngaherë në një crucifix pericolos, në një udhëkryq të rrezikshëm. Ndodhur në këtë udhëkryq ky popull ose shpërbëhet, ose hyn në një rrugë të re të zhvillimit të tij. Të dyja gjasat quhen histori e pritshme.
Kjo është sot edhe historia e pritshme e Shqipërisë. Por, korrupsioni i lartë, me dëshirën për kryengritje dhe për armatosjen e popullit, ka dashur dhe po dëshiron shpërbërjen e Shqiperisë, që të garantojë gjënë e vjedhur. Turp më të madh se ky nuk mund të ketë. I pari këtë metodë e zgjodhi Sali Berisha, kurse tani e ka marrë edhe Meta: kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë me thirrjen “heroike” të shpëtimit të saj nga krimi, kur krimi janë vetë.
Asnjë shpëtim nuk kanë këta të korruptuar, vetëm po vonojnë shqiptart drejt pasurimit dhe shtetit ligjor. Meta, për ekspertizën perëndimore, e sidomos atë amerikane, konsiderohet një i korruptuar që nuk u bë dot diktator sepse nuk pati dot në drejtim një parti të madhe. Kurse Berisha është skeduar prej 20 vjetësh se përse luan.
Atëherë, çfarë duhet bërë me ta? Vetëm SPAK e ka zgjidhjen: për të gjithë. Dhe ai po vjen këto ditë. Kurse mazhoranca nuk duhet të sillet vërdallë as për vënien në funksionim të SPAK-ut, dhe as për shkarkimin e Ilir Metës.
Çdo vonesë, është kundër Shqipërisë. /Fjala.al