Grida Duma është një personazh politik dhe mediatik që shkëlqimin e saj e pati pas vitit 2013 kur në disa dalje televizive bëri mbështetje publike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe në ato momente të vështira fitoi jo pak nga mbështetja e demokratëve të cilët vinin të traumatizuar pas një gare humbëse të atij viti dhe daljes në opozitë.
Duma është një personazh kompleks, me shumë bëmë e gjëma dhe të pathëna të cilat kudo në botë, në politikë do të donin t’i dinin të gjithë, opinioni publik sepse më tepër se kurrë duhet të mësojë se kë do të votojë.
Përpiqet që me nuret dhe bukurinë e saj të “vrasë’ çdo gjë, shpesh të marrë seriozitet dhe autoritet dhe të ndikojë duke thënë se është e zgjuar, e ditur dhe kjo është e mjaftueshme që të bëjë karrierë në politikë, por është një bukuri “vrasëse”. Përtej fasadës që pretendohet ka një “black”, pra diçka tjetër që fshihet. Duma është folur shpesh në media dhe sulmet e akuzat ndaj saj i ka konsideruar si një mënyrë për të bërë karrierë, i ka marrë dhe i ka kthyer në fitore të saj.
Por mesa duket ato do “ta përndjekin” dhe nuk do ta lënë kurrë derisa ajo të thotë përgjigjen e saj, gënjeshtrat apo të vërtetat që opinioni duhet të dijë. Janë shkruar dhe denoncuar shumë çështje në media në lidhje me borxhe, pasuri, gjyqe, prona, ndërtime, histori të filluara tek biznesmeni Irfan Hysenbelliu e më pas në bizneset e saj, si zëvendësministre në Ministrinë e Integrimit ku ka pasur edhe skandale e kështu me rradhë.
Por dy janë ngjarjet kryesore të viteve të fundit të cilat kanë interes për opinionin publik dhe nuk kanë marrë ende përgjigje prej zonjës apo zonjushës Duma.
Dikush do të thotë se është jeta e saj private, dikush tjetër do të kërkojë të dijë të vërtetën. Por, në fakt për sa kohë është përsonazh publik këto dy pyetje nuk kanë të bëjnë kurrë me jetën e saj private. Vrasja e Artan Santos dhe video Salianji G.D.
Së pari në lidhje me vrasjen e ish bankierit Artan Santo i cili drejtonte një bankë të nivelit të dytë, flitej shumë për miqësinë e tyre, ka foto në ambientet e UET, ku Santo ndodhet në krah të Grida Dumës së bashku me kolegë të tjerë të këtij universiteti që në atë kohë ishte në pronësi të Henri Çilit dhe shumë nga personazhet në tavolinë janë personazhe publike, politike dhe njerëz që shfaqën pranë Lulzim Bashës, në atë kohë të mbështetur dhe të sponsorizuar nga ish pronari i UET.
Në datën 26 qershor të vitit 2014 ka ndodhur një vrasje tragjike tronditëse në mes të bllokut. Menjeherë pas saj, Grida Duma ka tentuar të lidhet me kryeministrin Edi Rama, ka qenë më pas zëvendëskryeminsitri, Niko Peleshi i cili e ka shoqëruar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ky i fundit nuk e ka mohuar kurrë këtë ngjarje, përkundrazi e ka thënë edhe publikisht në emisionin “Opinion” ku Grida ishe duke folur për Tahirin dhe ky i fundit i ka mbyllur gojën dhe ajo është tronditur me një fjali “Grida e di shumë mirë si punoj unë”.
Mësohet se ditën që ka ndodhur vrasja e ish bankierit Santo, Grida Duma ka shkuar dhe është dorëzuar në zyrën e Saimir Tahirit, por pse?
Sa shumë miq kishte Santo, askush nuk shkoi të dorëzohej. As Irfan Hysenbelliu që kishte konflikte të hapura dhe të pastra me kërcënime ndaj Artan Santos. Janë publikuar mesazhe në media në lidhje me çështjen e News 24, aksione, përplasje dhe debate të tilla.Por, nuk shkoi as Irfani të dorëzohej, përkundrazi ka mohuar komplet lidhjen me atë ngjarje dhe koha tregoi se prokuroria nuk ka mundur kurrë ta atashojë Irafnin me atë ngjarje.
Ndërsa Grida…çfarë dinte Grida Duma?
Pse kishte frikë?
Cila ishte lidhja e saj përtej miqësisë me Artan Santon?
Sa kohë ka zgjatur dhe çfarë ka ndodhur vërtet?
Sepse të shkosh të dorëzohesh pas një ngjarje të tille, duhet të jesh ose një njeri shumë i afërt ose që di disa gjëra që të tjerët nuk i dinë dhe kjo për shkak të afërsisë që ke. Grida Duma nuk ka folur kurrë për këtë histori, u mjaftua me një foto të errët në rrjetet sociale dhe tashmë pas kaq vitesh, historia e Artan Santos përpiqet të harrohet.
Por, ne të CNA.al jemi këtu dhe nuk do ta lëmë kurrë të harrohet derisa opinion publik të këtë interes për të vërtetën e saj dhe për sa kohë ajo do të jetë pjesë aktive e jetës publike dhe të tentojë të paguhet nga taksat e shqiptarëve.
Rasti i dytë është ai i videos së famshme Salianji dhe G.D në parlament.
CNA.al publikoi në vitin 2018 një video ku nga kamerat në ballkonin e parlamentit filmohej Ervin Salianji duke komunikuar me mesazhe me G.D.
Kamera në disa kënde, në videon e saj të plotë tregonte Grida Dumën. Flitet për emra, për persona familajarë e të tjera por G.D ngelet thjesht një komunikim në BBM.
Më pas nxirren me dhjetëra fakte pse G.D ishte Grida Duma.
Në parlament, zonja e paguar nga taksat e shqiptarëve komunikonte me një tjetër deputet për çështjet e historisë së tyre që këto mund të quhen edhe private, por biseda kishte ndodhur atje ku taksapaguesit i kanë çuar që të bëjnë ligje jo të bëjnë ‘gili-vili siç thotë populli.
Më pas historitë kaluan, Grida Duma është divorcuar, sërish kjo është një çësjtje e jetës së saj personale. Përflitet shumë për një lidhje të saj me Ervin Salianjin, por edhe kjo nuk ka shumë rëndësi.
Ajo që është e rëndësishme është fakti: Kur do ta pranojë Grida Duma që është G.D-ja e videos së famshme?
Pse flitet me atë gjuhë? A është kjo etika e Grida Dumës?
A duhet t’i kërkojë një ndjesë publike shqiptarëve të cilët e çuan në paralament, apo është Lulzim Basha dhe ndaj votuesve nuk ka asnjë detyrim.
Pra video G.D. dhe ngjarja me dorëzimin e saj në zyrën e Saimir Tahirit, kur ishte ministër i Brendshëm, pas vrasjes së Artan Santos, janë dy pikëpyetje të mëdha, të cilat janë skandale publike që duhet të marrin përgjigje nga zonja Duma dhe më pas ajo mund të vazhdojë shkëlqimin e saj në karrierën poltike dhe të pretendojë gjithçka do për të ecur përpara, Por, nuk duhet të harrojë as vrasjen e Artan Santos dhe as videon e famshme me G.D.
Nuk po flasim këtu më tej për abuzimet dhe historitë e saj, të cilat ndoshta me detaje, diku mund t’i duhen publikut, por mjaftojnë këto të dyja dhe i thonë të gjitha./CNA.al