• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë/ Bllokohen rrugët rreth ‘Eagle Stadium’, autostrada e hapur! Hyrja në 18:00, transporti publik ose privat (por nuk ka parkime)

11/07/2026
in Metro
        
 

Sot do të mbahet në Tiranë koncerti i këngëtarit të njohur ndërkombëtarisht, Kanye West. Për të garantuar zhvillimin në normalitet të eventit, prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, policia ka nisur disa kufizime në qarkullimin e automjeteve rreth zonës ku është ngritur “Eagle Stadium”, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës

Prej orës 07:00 të kësaj të shtune, deri në mesnatë, nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve në rrugën dytësore për në hyrje të Tiranës nga kompleksi “Eiffel” deri te “Casa Italia”. Në këtë aks mund të lëvizet për dalje.

Shef i Seksionit Interurban në Policinë Rrugore, Lulzim Marini tha dje në Report Tv se autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur

“Autostrada Tiranë-Durrës nuk do të jetë e bllokuar nga të dyja krahët. Është menduar të bllokohet vetëm pjesa e daljes nga autostrada Durrës-Tiranë që vjen te pjesa e Agnës, është pjesë e daljes së rrugës dytësore. Rrethrrotullimi te Casa Italia do të jetë edhe funksional, aty do kalojnë taksitë dhe autobusët.

Çdo qytetar që do iki nga Tirana në Durrës kalon normalisht. Nuk do ketë bllokime, ndaj kemi marrë gjithë këto masa shtesë, kemi angazhuar gjithë forcat tona dhe mendojmë që do shkojë gjithçka mirë”, tha Marini.

Mesditën e kësaj të shtune, për 12 orë deri në mesnatë, do të ketë ndalim të qarkullimit përreth stadiumit, pranë Casa Italia, rruga “Pavarësia” dhe rruga “Sokrat Miho”.

Në të njëjtën fashë orare, rrugët “Sokrat Miho”, “Kasem Shima” dhe “7 Nëntori”, do të funksionojnë vetëm me sens daljeje.

Shef i Seksionit Interurban tha se transporti do të bëhet me autobus. Por duke qenë se në zonë nuk ka parkim makinash, njerëzit mund të sillen me makina, që automjetet më pas të largohen, ose të vijnë me taksi.

Koncerti nis në orën 20.00. Policia do të jetë aty për të menaxhuar nga momenti kur personat që kanë blerë bileta do të hyjnë për në stadium, në orën 18:00, ashtu edhe daljen nga eventi të fansave, deri në mesnatë.

“Mendohet që janë mbi 60.000 veta, por ne nuk kemi vendosur kufij prandaj kemi marrë këtë perimetër sigurie, që perimetrin e afërt ta kemi të sigurtë. Problemi më i madh realisht për sigurinë rrugore është dalja sesa hyrja e personave në stadium, sepse hyrja mund të jetë në periudha kohe të ndryshme intervale, kurse dalja është e menjëhershme. Megjithatë në orarin kur do të dalin nuk do të jetë ai fluks mjetesh i lëvizjes së përditshme, do të jenë vetëm ata që do jenë te pjesë e koncertit dhe është shumë herë më e lehtë për ta garantuar një lëvizje të lirë të mjeteve. Do të ketë dhe kordon me punonjës të qarkullimit rrugor të bashkisë që gjithë turma mbasi të përfundojë aktiviteti, dalja të jetë e sigurtë”, tha Marini.

Për shkak të eventit, parashikohet që të ketë ngecje dhe bllokime trafiku edhe përtej Kthesës së Kamzës për në hyrje të Tiranës, nga Ura e Institutit deri te mbikalimi të Casa Italia.

Për të shmangur radhët, policia kërkon mirëkuptim për përdorim të akseve alternative.

Në “Eagle Stadium” mund të shkohet përmes një linje të dedikuar të autobusëve ose duke përdorur transportin publik në disa linja, ajo e City Park, Tiranës së Re, Kasharit apo e Institutit.

Të gjitha rrugët që janë të bllokuara prej orës 07:00 të ditës së sotme
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet.
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Linjat publike të transportit që mund të përdorin qytetarët, përveç linjës së dedikuar
L.4 – City Park – Qendër
L.13 – Tirana e Re
L.3 Kashar
L.58 – Institut – Qendër


        
 
Next Post

Koncerti i Kanye West, Rama bën krahasimin me Spanjën: Priten 49 milionë euro, 3 mijë vende pune! Ekonomia jonë do të gjenerojë 100 milionë euro

Alarm në prag të Norvegji - Angli, virusi godet të dyja kombëtaret para çerekfinales së Botërorit

Botërori 2026/ Spanja fiton në fund 2-1 kundër Belgjikës dhe gjen Francën në gjysmëfinale

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved