Një ngjarje tronditëse është shënuar dje në Tiranë. Një burrë ka tentuar të vetëvritet sepse dyshonte që ishte i infektuar me Covid-19.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e 57 vjeçarit me inicialet R. SH. Policia raporton se ai ka tentuar të priste damarët.
Në dëshminë e tij në polici, 57 vjeçari u shpreh se donte t’i jepte fund jetës pasi dyshonte se ishte infektuar me koronavirus.
Ai u dërgua me urgjencë nga familjarët në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet nëse ai a pasur apo jo vërtet shenja të Covidit siç ka deklaruar.