Luçiano Boçi ka publikuar një video ku shfaqet një qytetar që është miku i tij i ngushtë “Ujku i Cërrikut” që thotë se ka votuar dy herë. Ja çfarë shkruante dikur për mikun e tij Ujkun Luçi: “Ujku” që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur “kriminel”.
Ndërsa Çakalli, i shquar për grabitjet spektakolare të publikut, për bashkëpunim me krimin, për hajdutëri gjigande me miliarda, dje është duartrokitur nga njerëz-karrike që shpirtin nuk e kishin marrë me vete, si “i nderuar”!?
Sot pasi e kane tallur dhe manipuluar duke i’a lyer duartë me boje sepse Ujkun e Cerrikut e njohin të gjithë si militant i PD-së, por Boçi sot tallet dhe merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do habitet. “Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!!
Proces evropian sa dhe Soreca do habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?!!! Partiakët, militantët, të fortët?! Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin lijani në dorë OSBE-ODHIR ”, shkruan Boçi.
Biseda me qytetarin: Vajte votove sot? Për kë? Po, për Andin! Sa herë votove? Dy herë (tregon gishtat e mëdhenj në të dy duart)