• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Krujës: Zjarri, si të ishte fundi i botës! Jemi gjallë falë ndërhyrjes së shpejtë të shtetit!

09/08/2026
in Aktualitet
        
 

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale deklaratat e disa banorëve të Krujës, pas zjarrit masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin, duke rrezikuar shtëpitë, bizneset, por edhe vetë jetët e qytetarëve.

“Shteti përballë zjarreve me zërin e njerëzve”, ka shkruar Rama krahas videos së postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen banorët e zonës duke falënderuar forcat zjarrfikëse, Policinë dhe Qeverinë, për punën e bërë për shuarjen e flakëve.

Një prej banorëve tha se puna e bërë dje për të shpëtuar nga flakët jetët e qytetarëve dhe banesat e tyre, tregoi se ‘vinte era shtet’.

“Ja shife ç’u ka bo këtu. Me thënë të drejtën mendova se dje m’u dogj shtëpia. Këtu ka qenë shteti i gjithë në këmbë, duke filluar nga ministri i Brendshëm, te Hita, të gjithë punonjësit e policisë. Po të mos ishin ata shtëpia ime ishte djeg. Po të mos kishin qenë ata, jo vetëm shtëpia ime, por e gjithë lagjia do të ishte djegur. Ja bëftë Zoti hallall atyre zjarrfikësve, Policisë, emergjencës, etj. Mbrëmë këtu u ka dëgju era shtet”, tha një prej banorëve të zonës.

Ndërkohë një tjetër banor i zonës e përshkoi situatën si të ishte fundi i botës.

“Ju e shikoni vetë këtë pjesën e djegur. Zjarri këtu ishte si me qenë fundi i botës. Por desha të them diçka. Zoti është i madh dhe shteti shqiptar ka qenë në gatishmërinë numër një. Gatishmëria dhe puna që është bërë këtu, neve sot na ka shpëtuar”, tha një tjetër banor i zonës.

Nga ana tjetër, një grua, marrë parasysh situatën e përkeqësuar të zjarrit, u shpreh e habitur që e gjeti shtëpinë të paprekur nga flakët.

“Kush ka ardhur këtu që kanë qenë zjarrfikësit, emergjencat civile, helikopterët që kanë punuar 4 orë për shuarjen e zjarrit, kanë bërë një të jashtëzakonshme dhe i falënderoj shumë. Nuk e besoj akoma që e kam shtëpinë gjallë, se këtu ka qenë një tmerr i vërtetë”, tha një grua, banore e zonës.

Një tjetër banor i Krujës, teksa falënderoi strukturat shtetërore për gatishmërinë e treguar, tha se qyteti kishte kaluar një natë të tmerrshme.

“Faleminderit Zotit dhe shtetit që na ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Se kemi kaluar një natë të tmerrshme si qytet. Edhe njëherë tjetër dua t’i falënderoj forcat zjarrfikëse dhe të Policisë”, tha një tjetër banor i Krujës.

Ndërsa për një tjetër banor, ishte këmbëngulja e ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, që ata u evakuuan nga banesat e tyre.

“Falënderoj ministrin e Brendshëm, forcat e Policisë, Zjarrfikëset. Edhe ministri i Brendshëm ka qenë këtu prezent. Me këmbënguljen e tij na kanë larguar mbrëmë na shtëpitë. Nuk e kam besuar se do e gjeja banesën në këmbë prapë. Është bërë punë heroike. Janë heronj”, tha një tjetër banor i Krujës.

Në përfundim, një banor tjetër i Krujës tha se nëse shteti shqiptar nuk do të kishte treguar gatishmërinë që tregoi gjatë natës për shuarjen e flakëve, ata nuk do të ishin gjallë.

“Mbrëmë kaluam një situatë shumë të rrezikshme. Siç e shikoni edhe vetë shpërtheu një zjarr i madh. Ne ishim në një situatë shumë të rrezikshme. Por falë ndërhyrjes së Komisariatit të Krujës, ministrisë së Mbrojtjes, baza mbështetëse e helikopterëve, dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Qeverinë për masat që mori që ne sot jemi gjallë, që banesa është e paprekur”, tha një tjetër banor i zonës.


        
 
Next Post

“Merz duhet të ikë”/ 10 mijë protestues në Gjermani kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, AfD kryeson sondazhet

Shqiptari që sfidoi flakët në Greqi, Sokoli rrezikoi jetën për të shpëtuar shtëpitë e fshatit

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”.

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved